Aktualitet

Dhunuan Klea Prengën, Gjykata dënon me burg motrat Berisha

Motrat Berisha u dënuan për shkak të dhunës së ushtruar ndaj blogeres Klea Prenga, ngjarje e shënuar në muajin gusht të vitit 2024, në një lokal luksoz të Tiranës, në zonën e Kodrës së Diellit.

zh.ll
Dhunuan Klea Prengën, Gjykata dënon me burg motrat Berisha
Antonela Berisha, Klea Prenga dhe Mariela Berisha

TIRANË- Gjykata e Tiranës shpalli fajtore dhe dënoi dy motrat Mariela dhe Antonela Berisha për dhuënn ndaj blogeres Klea Prenga. Mariela Berisha u dënua me 3 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar do të vuajë 2 vite nëse dënimi do të mbetet në fuqi edhe nga Apeli. Ndërsa motra e saj, Antonela, u dënua me 3 vite shërbim prove, që iu reduktua ne dy vite.

Motrat Berisha u dënuan për shkak të dhunës së ushtruar ndaj blogeres Klea Prenga, ngjarje e shënuar në muajin gusht të vitit 2024, në një lokal luksoz të Tiranës, në zonën e Kodrës së Diellit. Fillimisht u shpallën në këkrim, por më pas motrat Berisha u vetëdorëzuan në tetor të 2024. 

Por cili ishte shkaku i përplasjes mes tyre?

Ngjarja dyshohet se ndodhi pasi motrat Berisha e akuzonin Klea Prengën se kishte ndërhyrë në raportin martesor të Marielës me biznesmenin Mir Pepa. Pasi zbuluan se kishte shkuar të konsumonte darkë në një nga restorantet e kryeqytetit, ato shkruan dhe e dhunuan fizikisht, e më pas u arratisën. Dëmin më të madh ia shkaktuan me një gotë qelqi duke i shënjuar plagë të rënda në fytyrë./ZËRI

Poll

MOS HUMB