
TIRANË- Motrat Berisha, Mariela dhe Antonela u paraqitën sot në Gjykatën e Tiranës, për të dhënë dëshminë e tyre në lidhje me sulmin ndaj Klea Prengës në gusht të vitit të kaluar. Prokuroria e Tiranës ka kërkuar tre vite burg për Mariela Berishën dhe 3 vite shërbim prove për motrën e saj Antonelën. Dy motrat akuzohen për plagosje të rëndë të kryer me dashje, e kryer në bashkëpunim.
Në rastin e Mariela Berishës, Prokurori kërkoi 3 vite burg, por dënimi mund të ulet në 2 vite nëse ajo shpallet fajtore për shkak të gjykimit të shkurtuar që i ul 1/3 e dënimit. Ndërsa për Antonelën Berisha, Prokuroria kërkoi 3 vite shërbim prove, që gjithashtu mund të ulen në 2 vite.
Motrat Berisha u vetëdorëzuan pas sulmit ndaj Prengës, në tetor të 2024. Ndaj Mariela Berishës, Gjykata vendosi të ndryshojë masën e sigurisë për Mariela Berishën, nga “arrest me burg”, në “arrest shtëpie”, duke qenë se ajo ka një fëmijë të vogël që ka nevojë për përkujdesjen e të ëmës. Ndërsa, motra e saj Antonela Berisha u la në masën “detyrim paraqitjeje”.
Por cili ishte shkaku i përplasjes mes tyre?
Ngjarja dyshohet se ndodhi pasi motrat Berisha e akuzonin Klea Prengën se kishte ndërhyrë në raportin martesor të Marielës me biznesmenin Mir Pepa. Pasi zbuluan se kishte shkuar të konsumonte darkë në një nga restorantet e kryeqytetit, ato shkruan dhe e dhunuan fizikisht, e më pas u arratisën. Dëmin më të madh ia shkaktuan me një gotë qelqi duke i shënjuar plagë të rënda në fytyrë./ZËRI