Aktualitet

Dhunuan gazetarin në stadium! Sinan Idrizi: Agjentë të kamufluar, kishin armë të sofistikuara

Përpos pamjeve nga incidenti, ekipi i futbollit shprehet se gazetarët kanë qenë të pajisur edhe me armë të sofistikuara.

F.I
Dhunuan gazetarin në stadium! Sinan Idrizi: Agjentë të kamufluar,
Edon Kuqi dhe Sinan Idrizi

TIRANË-Pas incidentit të rëndë pasditen e djeshme në stadiumin “Selman Stërmasi, ku gazetari investigativ i emisionit Piranja, Edon Kuqi u dhunua dhe kërcënua, teksa po kryente detyrën e tij nga aksionerin kryesor të kompanisë Air Albania, Sinan Idrizi, ky i fundit ka shprehur pretendimet e tij në lidhje me rastin.

Në një postim në rrjetet sociale, klubi Flamurtari i ka quajtur gazetarët si një grup kriminal të kamufluar si punonjës të medias. Gazetari Edon Kuqi dhe operatori ndodheshin aty për të pyetur Sinan Idrizi, lidhur me largimin nga puna të dy sanitareve të kompanisë, të cilave sipas denoncimeve nuk u ishin paguar as sigurimet shoqërore. Por në përgjigje mori kërcënime, iu mor telefoni dhe u nxorr jashtë nga truprojat e biznesmenit.

Përpos pamjeve nga incidenti, ekipi i futbollit shprehet se gazetarët kanë qenë të pajisur edhe me armë të sofistikuara. Sa i përket ndërhyrjes në sherr të presidentit të klubit të Tiranës, Refik Halili, i cili i mori me forcë telefonin gazetarit, klubi e falenderon për kontributin e shpejtë.

REAGIMI:

Flamurtari Football Club dënon me forcë ngjarjen e paprecedentë të ndodhur dje gjatë ndeshjes Tirana - Flamurtari. Gjatë zhvillimit të aktivitetit, një grup i paidentifikuar personash ndërhyri në mënyrë të paligjshme, duke penguar administratorin e klubit tonë të kryente funksionet e tij. Ky akt është i papranueshëm dhe përbën një përpjekje të qartë për të denigruar dhe penguar aktivitetin sportiv të Flamurtarit. Dyshimet tona janë serioze se anëtarë të këtij grupi, të kamufluar si gazetarë, kanë qenë të pajisur edhe me armë të sofistikuara, çka e bën edhe më të rëndë ngjarjen dhe rrezikun e krijuar për sigurinë e pjesëmarrësve. Falënderojmë drejtuesit e Klubit Tirana për ndërhyrjen e shpejtë dhe kontributin në normalizimin e situatës. Flamurtari F.C. do të ndjekë deri në fund çdo hap ligjor dhe do të kërkojë zbardhjen e plotë të këtij incidenti, në mënyrë që sporti shqiptar të mos bëhet peng i akteve të dhunshme dhe tentativave për intimidim.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Flamurtari Football Club (@flamurtarifc1923)

Poll

MOS HUMB