
ITALI-Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur në Itali, mbëmjen e 6 prillit, ku Vladimir Topjana, 43-vjeç u vra me armë zjarri nga bashkëatdhetari i tij, Rogert Shota. Autori është vendosur në pranga, ndërsa është shoqëruar në Polici edhe i ati i tij, Pren Shota.
Sipas asaj që bëjnë me dije mediat italiane, viktima Vladimir Topjana, kishte dalë për të parë ndeshjen Roma-Juventus në një lokal, së bashku me djalin e tij 17-vjeçar. Autori i dyshuar, një 34-vjeçar shqiptar, mbërriti pranë lokalit me një “Audi” dhe në debat e sipër me Topjanën, e ka qëlluar me armë zjarri.
Autori 30-vjeçar ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar tre herë bashkatdhetarin e tij, duke e lënë të vdekur në vend, pasi një plumb e ka prekur në kokë. Pas krimit 34-vjeçari është arratisur nga vendngjarja me një autmojet tip Audi të bardhë, por u arrestua pak orë pas vrasjes./ZËRI