
TIRANË- Partia e Lirisë, nëpërmjet sekretarit të Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi ka dërguar në vendin e presidentit Ilir Meta, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kërkesën për t’u regjistruar në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Pas PL-së, ka depozituar kërkesë edhe Partia Socialiste për t’u regjistruar në zgjedhje. Socilistët do të garojnë në këto zgjedhje me emrin e kryetarit të tyre, Edi Rama. Krahas kërkesës së depozituar nga të dyja partitë është edhe dokumenti që vërteton se ato janë të regjistruar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Në shkresat e depozituara janë edhe deklaratat e angazhimit të kryetarëve të partive politike me Model KQZ-04-02 dhe deklaratë për hapje llogarie të posaçme bankare të partisë politike Model KQZ-04-03.
Deri më tani, kanë depozituar kërkesë për t’u regjistruar:
Partia Socialiste
Partia e Lirisë
Shqipëria bëhet
Lëvizja Bashkë
Partia Demokratike
Nisma Thurje
Partia Unitetet Kombëtar
Partia Balli Kombëtar, Partia Bashkimi Demokrat
Partia Konservatore, Partia Mundësia
Partia Kristian Demokratike
PDK
Partia e Legalitetit
Gjatë një konference, Ilirjan Celibashi bëri me dije se afati për partitë politike që të regjistrohen në zgjedhjet e 11 majit është deri më 25 shkurt. Celibashi informoi kolacionet qeveritare mund të regjistrohen deri më 7 mars. Ndërsa partitë politike kanë kohë deri më 12 mars për të depozituar listat shumë emërorë të kandidatëve. Verifikimi i dokumenteve të kandidatëve pritet të përfundojë deri më 17 mars, e më datë 25 do të përfundojë afati i miratimit të listave shumëemërore. Me nisjen e muajit prill, nis edhe fushata zgjedhore që do të zgjasë deri më 10 maj; të nesërmen ka zgjedhje!/ZËRI