TIRANË-Deputeti i Partisë Demokratike, Bledion Nallbati është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme. Nallbati u pyet si person në djeni në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e 3 majit, ku vetë dhe vëllai i tij, Alti Nallbati u konfliktuan fizikisht me një shofer kamioni.
“U thirra për konfliktin e stisur në fushatë nga Niko dhe çerrat e tij për të cënuar imazhin tim dhe procesin zgjedhor. U thirra si person në dijeni”, u shpreh ai, pas daljes nga SPAK.
Incidenti ndodhi mbrëmjen e 3 majit, ku deputeti i PD Bledion Nallbati dhe vëllai i tij, Alti Nallbati u konfliktuan me një shofer kamioni. Shkak i konfliktit u bë një aksident, i cili nuk ndodhi. Në pamjet e sigurara deputeti i PD së bashku me vëllain e tij, fillimisht debatojnë verbalisht e më pas konfliki agravon edhe në përplasje fizike. Në një reagim të tij, Nallbati ka pranuar se është përfshirë në sherr dhe deklaron se ka tentuar disa herë që të shmangë përplasjen, por emocionet dhe sjellja e drejtuesit të kamionit bënë të vetën. Sipas tij pamjet e publikuara nuk janë të plota dhe mjeti me të cilin udhëtonin mund të ishte përplasur me kamionin, pasi shoferi i mjetit të tonazhit të rëndë ishte me shpejtësi. Deputeti sqaron se në këtë moment kanë zbritur nga makina dhe sipas tij edhe shoferi i ka sharë vëllain./ZËRI


