Aktualitet

2 vite burg për ish-kryebashkiakun Jorgo Goro

Ish-kryebashkiaku i Himarës është gjetur fajtor për veprat penale "shpërdorim detyre" dhe "tjetërsim të provave".

k.m.
2 vite burg për ish-kryebashkiakun Jorgo Goro
Jorgo Goro

TIRANË- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar me 2 vite e 20 muaj heqje lirie, Jorgo Goron. Ish-kryebashkiaku i Himarës është gjetur fajtor për veprat penale "shpërdorim detyre" dhe "tjetërsim të provave".

Edhe pse Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kërkoi 3 vite heqje lirie për Goron, pasi prokurori, Ols Dado, pretendoi në seancë se Goro me ish-Drejtorin e Menaxhimit dhe Mbrojtjes së Territorit, Jerasimo Basho kishin kryer veprime të paligjshme për të privatizuar një tokë bujqësore.

Toka në fjalë i ishte falur Artan Gaçit, bashkëshortit të Olta Xhaçkës, për të ndërtuar resort si investitor strategjik. Gjykata shtyu seancën në datën 12 mars ora 11.00 dhe pezulloi afatet e paraburgimit për Jorgo Goron si dhe afatin e masës “arrest në shtëpi” për Vezir Gjikokën.

Gjykata e Posaçme ka vendosur po ashtu 2 vite burg për ish-juristin në Hipotekën e Vlorës Vezir Gjikoka (me gjykim të shkurtuar 1 vit e 4 muaj) dhe 3 vite heqje lirie për Jerasimo Bashin (me gjykim të shkurtuar 2 vite burg). Ky i fundit (ish-Drejtor i Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Tokës në Bashki) bashkë me Goron kanë ndërmarrë veprime korruptive gjatë ushtrimit të detyrës së tyre, duke tjetërsuar dy prona.

SPAK, në episodin e parë rezulton se ata kanë çuar për regjistrim një pasuri me dokumentacion të rremë. Ndërsa në të dytin për një sipërfaqe toke kanë konfirmuar një plan rilevimi me një vendndodhje gjeografike krejtësisht të ndryshme nga ajo që i korrespondon dokumentacionit pronësor. Mësohet se rreth 10 mijë m2 tokë në zonën e Dhërmiut do të kalojnë në favor të shtetit./ZËRI

Poll

MOS HUMB