Aktualitet

Policia bastis zyrat e emigracionit në Munich, punonjësit ishin korruptuar me 150 euro nga 'të huajt'

Katër punonjës të KVR-së janë arrestuar dhe që atëherë janë në paraburgim, ndërsa një tjetër person i përfshirë, i cili nuk punon në KVR, ëstë vendosur gjithashtu në pranga pasi akuzohet se ka organizuar skemën e mashtrimit.

k.m.
Policia bastis zyrat e emigracionit në Munich, punonjësit ishin
Foto ilustruese

MYNIH- Një skandal korrupsioni ka përfshirë Departamentin e Administratës së Qarkut (KVR) në Mynih! Sipas medias gjermane "BILD", disa punonjës në zyrën e emigracionit thuhet se kanë pranuar të paktën 150 euro cash secili për të dhënë leje qëndrimi tek personat që kishin shkelur rregullat e qëndrimit në Gjermani. 

"BILD" ka dijeni se cilët janë punonjësit e përfshirë në skandalin e korrupsionit, por i ka zbuluar vetëm me inicialin e parë të emrit. Katër punonjës të KVR-së janë arrestuar dhe që atëherë janë në paraburgim, ndërsa një tjetër person i përfshirë, i cili nuk punon në KVR, ëstë vendosur gjithashtu në pranga pasi akuzohet se ka organizuar skemën e mashtrimit. Sipas zëdhënëses Juliane Grotz, nga zyra e prokurorit publik të Mynihut, po hetohen edhe punonjës të tjerë të zyrës së imigracionit.

Vetë agjencia kishte kontaktuar Policisë pas daljes në dritë të parregullsive në dokumentet që u jepeshin emigrantëve ilegalë, si leje qëndrimi, strehim dhe status emigranti. Një prej punonjësve raportonte se në fund të 2024, ishin parë sekserë jashtë zyrës që u ofronin njerëzve shërbime administrative në këmbim të parave, dhe kjo nisi auditimin e brendshëm.

Ndërsa "Süddeutsche Zeitung" thotë se autoritetet thonë se falsifikimet dhe pagesat ilegale janë bërë ndër vitet 2022 e 2024, ndër të cilat përfshihen lehtësimi i kontakteve me të huaj, falsifikimi i dokumenteve dhe pagesa për punonjës të administratës. Skema u zbulua nga "sekseri", i cili tërhiqte gjithmonë vëmendjen me sjelljen e tij para autoriteteve gjermane.

Edhe pse nuk ishte as avokat dhe as nëpunës, shoqëronte emigrantët e paligjshëm në zyrtar e shtetit, por u linte gjithmonë takime me të njëjtin person. Kjo ngjalli shpejt dyshime, pasi këto takime të shpeshta vështirë se mund të kishin qenë rastësi duke pasur parasysh numrin e punonjësve dhe shpërndarjen e klientëve në bazë të shkronjës së parë të mbiemrit të tyre.

Më pas, një prej punonjësve raportonte se në fund të 2024, ishin parë sekserë jashtë zyrës që u ofronin njerëzve shërbime administrative në këmbim të parave, dhe kjo nisi auditimin e brendshëm. Por hetuesit donin të siguronin prova dhe siguruan  historitë e bisedave, emailet, mesazhet në median e ruajtjes, letrat, shënimet, fotot, faturat dhe rezervimet. Me këtë material, hetuesit tani duan të zbulojnë saktësisht se çfarë kanë marrë punonjësit kur kanë dhënë leje qëndrimi për personat që nuk duhet të ishin vendosur në Gjermani. Policia kërkon gjithashtu të dijë se cili punonjës supozohet të ketë marrë cilin send luksi (si çantat apo udhëtimet) nga agjenti A. dhe në këmbim të çfarë.

Prej vitit 2022, zyra e emigracionit të Munich që punëson rreth 3,800 njerëz, drejtohet nga Hanna Sammüller-Gradl, e Partisë së Gjelbër. Madje në shkurt 2024, ajo tha për mediat se “donte ta bënte agjencinë sa më miqësore ndaj emigrantëve” dhe dënonte deportimet duke i quajtur “turp”./ZËRI

Poll

MOS HUMB