Politikë

Debat për reformën zgjedhore, zbulohen kërkesat e PS dhe PD

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, kërkoi që kodi i ri të garantojë një ndarje të qartë mes shtetit dhe partisë në pushtet, duke e konsideruar këtë si një standard të administrimit zgjedhor.

M.K.
Debat për reformën zgjedhore, zbulohen kërkesat e PS dhe PD
foto nga komisioni

TIRANË- Politika është ulur për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ku një nga çështjet kryesore mbetet vendosja e rregullave më të qarta për ndarjen e burimeve publike gjatë fushatave elektorale.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, kërkoi që kodi i ri të garantojë një ndarje të qartë mes shtetit dhe partisë në pushtet, duke e konsideruar këtë si një standard të administrimit zgjedhor.

“Duhet të parashikohet shprehimisht parimi i ndarjes ndërmjet shtetit dhe partisë në pushtet, si një standard i administrimit zgjedhor dhe jo si një parim politik. Ligji duhet të jetë i qartë, kompetencat mbikëqyrëse efektive dhe përgjegjësia reale dhe proporcionale”, u shpreh Celibashi.

Damian Gjiknuri theksoi se sfida kryesore është gjetja e një ekuilibri mes funksionimit të qeverisjes dhe shmangies së avantazheve të padrejta gjatë zgjedhjeve.

 “Duhet të arrijmë një balancë të drejtë mes nevojës për të qeverisur dhe moskrijimit të avantazheve të padrejta. Brenda këtij viti duhet të vijmë me një paketë ligjore”, tha Gjiknuri.

Opozita kërkoi masa më të forta të administratës dhe burimeve shtetërore për përfitime elektorale. Oerd Bylykbashi, përfaqësuesi i saj,  theksoj se, kontrolli, zbatimi i tyre mbetet problematik.

 “Nuk mund të vazhdojmë ta bëjmë kornizën gjithnjë e më të rëndë, ndërkohë që nga ana tjetër asgjë nuk zbatohet”, u shpreh ai.

Në këtë tryezën ishin të pranishëm gjithashtu edhe përfaqësues të OSBE-së dhe Bashkimit Europian, të cilët apeluan për dialog mes palëve politike dhe miratimin e ndryshimeve ligjore që do të garantonin një proces zgjedhor më të drejtë.

Avancimi i reformës zgjedhore ka një rëndësi të mëdhe, sa i përket zgjedhjeve që zhvillohen në vendin tonë. Partitë synojnë të gjejnë një konsensus për ndryshimet që do të prekin sistemin zgjedhor dhe përfaqësimin në Parlament. Ndërsa puna e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore do të vijojë përtej afatit të parashikuar fillestar. pasi dy bashkëkryetarët e komisionit, Damian Gjiknuri dhe Oerd Bylykbashi, kanë depozituar zyrtarisht kërkesën për zgjatjen e mandatit të tij deri në 30 nëntor 2026. Komisioni i Reformës Zgjedhore u ngrit në tetorin e vitit të kaluar më mandat 9 mujor./ZËRI

Poll

MOS HUMB