Aktualitet

"Kishte 2 libra në dorë,"/ Dashnor Sula rrëfen për takimin në burg me Salianjin

Ai tregoi se e kishte parë Salianjin me dy libra jo letrarë gjithashtu duke studiuar deklaratat e kundërshtarëve të tij politik.

M.M
"Kishte 2 libra në dorë,"/ Dashnor Sula rrëfen për
Dashnor Sula dhe Ervin Salianji

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula, së bashku me deputetin Saimir Korreshi kanë vizituar Ervin Salianjin në burgun e Fierit. Sula ka rrëfyer me shume detaje sa i përketë këtij takimi duke treguar se Salianji edhe pse i burgosur, është përsëri i njëjti siç ishte edhe jashtë.

Ai tregoi se e kishte parë Salianjin me dy libra jo letrarë gjithashtu duke studiuar deklaratat e kundërshtarëve të tij politik. Sula u shpreh se do të vizitojnë shpesh deputetin e burgosur, për ta mbështetur dhe për ti lehtësuar dhimbjen.

“Ishte zero i demoralizuar, ju garantoj dhe e kam parë përpara me dy libra jo letrarë, një ishte me të gjithë fjalimet e Kuvendit që ka patur të tijat që po i rikthehej po i rishikonte, po nxirrte materiale dhe ishte duke studiuar gjëra të tjera, thënie apo deklarta që kanë bërë kundërshtarët e tij politik dhe është duke punuar fortë. Unë e përgëzoj për këtë kurajo të fortë që ka zoti Salianji, nuk është e lehtë. Po të ishte dënuar për korrupsion tenderash, ju garantoj që nuk do të dilja fare të flisja këtu. Ka edhe ca gjëra të tjera që unë personalisht do të thosha, që une bashkë me zotin Korreshi që ishim dje si deputet, do të duhet për ti krijuar, aq sa të mundemi për ti lehtësuar dhimbjen e tij. Pothaujse çdo javë do të paraqitemi për të shkuar aq sa janë minutat, se punë minutash është ajo, nuk bëhet fjalë për me nejt me orë, 10 minuta, 5 minua, 20 minuta, po për ta informuar, për ti treguar, për ti dhënë kuajo dhe për ti treguar që ne jemi në mbështetje dhe nuk do ta lëm kurrë vetëm, se mua kjo më vret shumë, sepse e thashë Salianji bën burgun e grupit parlamentar të Partisë Demokratike dhe sa të kemi mundësinë tonë do i jemi pranë në çdo moment,” -tha deputeti.

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji mbërriti në burgun e Fierit mbrëmjen e 27 shtatorit, pasi Apeli e shpalli të fajshëm për "kallëzim të rremë" për dosjen ‘Babalja’. Me dënimin e tij, Salianji humb në mënyrë të menjëhershme mandatin e deputetit, për shkak se vendimi i Apelit ekzekutohet pa vonesa, por ashtu siç pritej, politikani demokrat e apeloi vendimin në Gjykatën e Lartë. Por sërish mandatin e ka humbur! Teksa Salianji ndodhet në qeli, Kuvendi i Shqipërisë i ka dërguar një shkresë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku i njofton vakancën. Pritet, që vendin e Salianjit në Kuvend ta zërë ish-kreu i PD-së së Korçës, Andrea Mane. Por në këtë mënyrë merr fund dhe karriera në ngjitje e Salianjit, i cili së fundi ishte caktuar drejtues politik i PD-së për qarkun e Elbasanit. Dënimi e pengon Salianjin që për 5 vitet e ardhshme të ushtrojë detyra publike./ ZËRI

Poll

MOS HUMB