Aktualitet

Dalin fotot/ Kush janë vëllezërit Bushagjokaj? I arratisur nga burgu, Fatjoni u bë i njohur për grabitjet me të dashurën e tij

Bëhet fjalë për vëllezërit Bushgjokaj, ku njëri prej tyre, Fatjon Bushgjokaj, është arrestuar në Tiranë.

zh.ll
Dalin fotot/ Kush janë vëllezërit Bushagjokaj? I arratisur nga
Autorët e vrasjes së Renis Dobrës

BURREL- Personat që shihni në foto janë autorët e dyshuar të vrasjes së Renis Dobrës në Burrel. Bëhet fjalë për vëllezërit Bushgjokaj, ku njëri prej tyre, Fatjon Bushgjokaj, është arrestuar në Tiranë. Ndërkohë, dy të tjerët, Aleksandër dhe Kristi Bushgjokaj, janë shpallur në kërkim nga autoritetet. Të tre ata janë autorët kryesor, pasi u zbulua lidhje e tyre me viktimën në tregun e shpërndarjes së drogës. Viktima dyshohet se i ka mashtruar dhe nuk iu ka dorëzuar të ardhurat, ndërsa këta të fundit kanë organizuar ekzekutimin e tij. 

Dalin fotot/ Kush janë vëllezërit Bushagjokaj? I arratisur nga
Fatjon Bushgjokaj
Dalin fotot/ Kush janë vëllezërit Bushagjokaj? I arratisur nga
Alkesandër Bushgjokaj
Dalin fotot/ Kush janë vëllezërit Bushagjokaj? I arratisur nga
Kristi Bushgjokaj

Ndërkohë, detajet të tjera janë zbuluar në lidhje më autorin tashmë të arrestuar, Fatjon Bushgjokaj. Arrestimi i tij u krye në zonën e Astirit, pasi ishte shpallur në kërkim nga autoritetet. Burime për mediat bëjnë me dije se pas lejes së dhënë, ai nuk ishte kthyer më në burgun e Rrogozhinës, aty ku i kishin mbetur për të kryer edhe 1.8 vite burg. Bushgjokaj rezulton i dënuar me 6 vite burg për grabitje, vepër të cilin e kryente në bashkëpunim me të dashurën e tij, 22-vjeçarja Kristina Pjetri. Kjo e fundit, mendohet se kishte rolin për të shpërqëndruar vëmendjen e personave që do të grabisnin, në mënyrë që Fatjon Bushagjokaj, 2 vëllezërit e tij dhe një bashkëpunëtor i tyre, Elton Leka, të mund të kryenin grabitjet.


Fatjon Bushgjokaj dhe e dashura e tij

Këta persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ishin kthyer në tmerrin e qytetarëve në perfiferi të qytetit, pasi kryenin grabitje me dhunë. Ata i dhunon qytetarët dhe u merrnin paratë dhe sendet me vlerë.

Poll

MOS HUMB