Aktualitet

Vrasja e Renis Dobrës, kush është Petrit Çakrri, dëshmitar i ekzekutimit të Azem Hajdarit

Megjithëse ende nuk dihet roli i tij në krimin makabër, policia ka sekuestruar celularin e nipit të tij, ku pritet të gjendet prova dhe detaje për vrasjen në fjalë.

zh.ll
Vrasja e Renis Dobrës, kush është Petrit Çakrri,
Autorët e ngjarjes

BURREL- Petrit Çakrri është arrestuar nga policia si autor i dyshuar për rrëmbimin dhe vrasjen e 22-vjeçarit Renis Dobra. Blutë e lokalizuan dhe arrestuan Çakrrin në Lekbibaj të Tropojës. Megjithëse ende nuk dihet roli i tij në krimin makabër, Policia ka sekuestruar celularin e nipit të tij, ku pritet të gjendet prova dhe detaje për vrasjen në fjalë.

Por kush është Petrit Çakrri?

Ai është një prej dëshmitarëve okularë të vrasjes së ish-deputetit demokrat Azem Hajdari, ngjarje e ndodhur më 12 shtator 1998. Çakrri, rezulton të ketë patur procedentë të shumtë penalë, që nga vjedhjet e deri tek përplasjet me Policinë. Dyshohet se vetëm disa muaj më parë, Çakrri ka ndryshuar mbiemrin e tij (Hoxha), pasi ka dalë nga burgu. Më pas, bazuar në hetime, Çakrri ka marrë me qira në Rinas, dy automjete, një “Range Rover” të zi dhe një “Honday” të bardhë.

Lidhur me vrajen e të riut në Mat, përmes pamjeve filmike dhe GPS i makinës, hetuesit kanë zbuluar se një automjet me të cilin udhëtonte Çakrri, ka lëvizur në trajektoren ku ka lëvizuar edhe i riu, Renis Dobra. Mësohet se zbulimi i GPS të makinës, bëri të mundur që autoritetet të binin në gjurmët e Çakrrit dhe të zbulonin lëvizjet dhe impilikimin e tij në këtë ngjarje. Ai dyshohet se ka siguruar automjetin në ndihmë të autorëve të tjerë, për të rrëmbyer Renis Dobrën.

Ndërkohë, i dyshuari tjetër, Fatjon Bushgjokaj u arrestua në Tiranë, ndërsa gjatë ndalimit nga policia iu gjetën doza kokaine. Vëllezërit e tij, Aleksandër Bushgjokaj dhe Kristi Bushgjoka, janë shpallur në kërkim gjithashtu si autorë të vrasjes.

Burime për mediat bëjnë me dije se Dobra ka punuar më parë në Gjermani me vëllezërit Bushgjokaj, pikërisht në shpërndarjen e kokainës.

Dyshohet se 22-vjeçari nuk iu ka çuar para duke i mashtruar për drogën, ndërsa pasi është zbuluar nga vëllezërit Bushgjokaj, kanë ndërmarrë përsipër ekzekutimin e tij në bashkëpunim me Petrit Çakrrin./ZËRI

Poll

MOS HUMB