
TIRANË- Mbledhja në Akademinë e Shkencve është zhvilluar mes përplasjeve mes akademikut Artan Hoxha dhe kryetarit të Akademisë së Shekncave, Skënder Gjinushi. Në fjalën e tij, Fuga komentoi raportin e paraqitur para komisionit, bashkë me kritikat që kishte. Sioas Fugës, raporti fliste vetëm për sukseset e Akademisë së Shkencave dhe nuk parashtronte asnjë problematikë. Pika që solli përplasjen ishte kur Fuga tha se ka mbifaturime, duke shtuar se nuk mundet që një akademik i vetëm të marrë disa projekte me vlerë mijëra euroshe pasi ngre pikëpyetje për kohën që i duhet t’i zhvillojë ato. Gjinushi i kërkoi të përmendë emra dhe i konsideroi broçkulla të gjitha ato që tha Fuga.
Debati i plotë mes tyre:
Artan Fuga: Të nderuar anëtarë të Asamblesë, ndërhyrja ime ishte se sot në mbledhje po diskutohej raporti dhe jo raportimet. Ne raportin mund ta shikonim me shkrim, të përgatiteshim dhe ne dhe të kursenim kohë. Raporti paraqiti rezultatet dhe këto rezultate janë puna kërkimore e njerëzve që vijnë në komisione që janë kërkues dhe pedagogë të nderuar. Megjithëse do të thosha që kur vjen puna tek kërkimi shkencor, fondet nuk janë vetëm ato që paraqiten atje sepse kam parë që janë vetëm fonde nga Akademia e Shkencave dhe AKSHI. Por, ka kërkime që janë bërë me fonde të UNESCO, etj me radhë që janë raportuar nga ne, por që në ato dokumente që qarkulluan, nuk ishin. Megjithatë, kështu është menduar, por të mos kujtojë njeri që këto buxhete nuk janë tërhequr dhe që këto bashkëpunime nuk janë arritur. Do të ndalem vetëm në tre pika, pa dashur të jem vetëm kritik, pa bërë nuance, pa pranuar nuance, unë zoti kryetar kam 3-4 kritika për atë raport. E para, më duket se keni ngelur në atë momente që Akademia bëri një transformim dhe në public duhet të tregonte suksese. Nuk duhet të vazhdojë më kjo, raporti ka vetëm suksese. Unë do të doja që ne këtu të shikonim këtu problemet tona, ne këtu kemi të shkruar vetëm suksese. Mua më vjen keq për zotin drejtor, me gjithë respektin, kritika e punës shkencore është shumë e rëndësishme. Ju e mbyllni Akademinë brenda vetes, KLSH e ka gabim, Kuvendi gabim, ata që flasin janë gati-gati armik i popullit. Unë them që ne s;kemi punë me Gjykatën, ligjin nuk e bëri Akademia e bënë disa deputetë, ishte një gjykatë që gjykoi atje, etj me radhë. Përsa i përket ligjit për shkencën, unë mendoj që ligji për shkencën arriti të vërë në dukje dallimet dhe autonominë nga njëra anë të universiteteve dhe nga ana tjetër të Akademisë së Shkencave.
E ndërpret Skënder Gjinushi
Artan Fuga: Mos më ndërprit të lutem, ka një Asamble, pot ë thonë ata ik, iki unë. Ngadalë. S’jam dakort me raportin tuaj dhe nuk e aprovoj. Për mendimin tim ka një kakofoni, mbivendosje, nuk kuptohet çfarë bën komisioni, çfarë bën institute, çfarë bën qendra, të gjithë bëjnë kërkime shkencore. Mos të vazhdoj më tutje për pikën e parë, aq më shumë kur specifikat e punës së tyre janë të specifikuara. Unë do të thosha që nuk janë dakort që disa komisione marrin në shqyrtim punën e disa institucioneve, kur në fakt nuk është kompetencë e tyre. Kush i krkon studimet? Ku janë rezultate, ku janë oponentët? Kush janë ata që i mbështesin studimet? Kush i shoqëron këto studime? Këto janë parametra, jo kemi kaq studiues dhe unë nuk jam dakort që një institut me 15 veta paska pak personel, a e dini çfarë bëhet në botë me 15 veta?
Tjetra ka të bëjë me buxhetin. Do të doja të vinte kancelari të maste buxhetin. Sot shkenca nuk matet se ç’kërkon si buxhet por çfarë jep dhe si kontribut shoqëror dhe prurje të matshme. Këtu kemi vetëm çfarë harxhojmë dhe çfarë duam. Kjo nuk mjafton. Kjo është ajo që unë kam dhe përsa i përke buxhetit, mendoj se nuk kemi akses në detajet që jepen për projektet dhe më duket e tepërt që qoftë dhe njeriu më i nderuar nga brenda një viti të ketë 7 projekte a 10 projekte me mijëra euro. Po si i realizon?
Ndërhyn Gjinushi:
Artan Fuga: Në dokumenta e keni
Kush është ky
Artan Fuga: Në dokumenta e keni
Skënder Gjinushi: Po kush? Po nuk flitet kështu po flet për kolegët. Cili?
Artan Fuga: Ma lë të mbaroj
Skënder Gjinushi: Cili
Artan Fuga: Unë këtu nuk po përmend emra. Keni bërë raportin dhe unë po ju them.
Skënder Gjinushi: Vërejtjet bëhen konkrete dhe jo teorira. Megjithatë mbaro teorinë e fundit dhe do marrësh përgjigje
Artan Fuga: Për disa projekte po të doni ju bëj një raport, ku disa projekte janë të mbifaturuara për mendimin tim. Këto janë vërejtjet e mia
Skënder Gjinushi: Thuaje njërin, thuaje pra. Thuaje pra se derisa po e thua. Mos hidh shashka këtu.
Artan Fuga: Ju lutem ruani etikën.
Skënder Gjinushi: Jo jo, shashkat janë shkelja më e rëndë e etikës.
Artan Fuga: Ruani etikën. Më lini të flas. Nuk e di në shqip fjalën shashka, po ma shpjeguat.
Skënder Gjinushi: Shashka janë broçkullat.
Artan Fuga: Aha… Po broçkullat çfarë janë?
Skënder Gjinushi: Diskursi yt i zakonshëm.
Artan Fuga: Po unë kush jam.
Skënder Gjinushi: Ai që të njohin të gjithë.
Artan Fuga: Ju faleminderit z.kryetar. Kjo është etika.
Skënder Gjinushi: Ti nuk del për të diskutuar por për të filozufuar. Në mënyrë të çuditshme bën sikur ngre probleme dhe s’je në gjendje të thuash kush është problem.
Artan Fuga: Faleminderit për kritikën tuaj.
Skënder Gjinushi: Etika më e keqe është kur flet kot.
Artan Fuga: Për ju ata që hedhin kritika janë armiq.
Skënder Gjinushi: Këto që the nuk janë Kritika, vetëm tregojnë sesa i saktë është raporti.
Artan Fuga: Po mirë dakord, a do e them mendimin tim.
Skënder Gjinushi: Ke akoma mendim?
Artan Fuga: Unë mendoj se kam por mendimi i mendimit nuk është mendimi juaj.
Skënder Gjinushi: Mendimi i mendimit është budallëk.
Artan Fuga: Faleminderit, unë nuk hy në atë etikë.
Skënder Gjinushi: Tani thuaj dhe një shashkë të fundit.
Artan Fuga: Çfarë është shashka?
Skënder Gjinushi: Po ti je filozof, nuk di shashkën ti?
Artan Fuga: Jo. Ta mbaroj. Nëse kryesia do një raport nga unë unë jam gati ta bëj dhe ta qarkulloj. Faleminderit.
Skënder Gjinushi: Ditën e mirë!