Aktualitet

Gjendet një trup i dekompozuar në Milot, ishte aksidentuar prej muajsh dhe bllokuar në trafik-ndarëse

49-vjeçari dyshohet se ka humbur jetën prej muajsh, si pasojë e përplasjes nga një automjet

F.I
Gjendet një trup i dekompozuar në Milot, ishte aksidentuar prej muajsh
FOTO ILUSTRUESE

MILOT-Trupi i pajete i një personi ende te paidentifikuar është gjetur mëngjesin e sotëm (6 mars) nga punonjësit e mirëmbajtjes së rrugëve, në trafikndarësen e autostradës Milot-Thumanë. 49-vjeçari dyshohet se ka humbur jetën prej muajsh, si pasojë e përplasjes nga një automjet, por gjithsesi pritet kryerja e autopsisë për të përcaktuar shkaqet e vdekjes se tij.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 08:50, është gjetur në trafikndarësen e autostradës “Milot-Thumanë”, në fshatin Shullaz, një trup njeriu, i dekompozuar. Nga verifikimet paraprake dyshohet se trupi i përket shtetasit E. N., 49 vjeç, banues në Laç. Gjithashtu, nga veprimet paraprake dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën para disa muajsh, si pasojë e një aksidenti rrugor. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për dokumentimin e shkakut të vdekjes së këtij shtetasi./ZËRI

Poll

MOS HUMB