
SHKODËR-Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur mëngjesin e sotëm në Shkodër. Turisti amerikan Brandon Saporito ka vrarë me thikë gruan e tij, 54-vjeçaren Sandra Holley. Amerikani pas vrasjes ka prerë damarët dhe është lënduar në duar. Ai ndodhet në spital për të marrë trajtimin mjekësor. Policia e Shkodrës raporton se amerikani ka qenë në gjendje të dehur në momentin e krimit.
Pak pas krimit turisti amerikan Brandon Saporito ka dalë nga banesa me qira në Shkodër ku vrau bashkëjetuesen e tij dhe është shoqëruar për në ambulancë nga policia. Ai shihet i veshur vetëm me të brendshme dhe trupin e larë me gjak.


Çifti amerikan bëhet me dije kishin marrë një banesë me qera në rrugën "At Shtjefën Gjeçovi" në 'Gjuhadol'. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes por po punohet për zbardhjen e tyre.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 10:15, në rrugën "At Shtjefën Gjeçovi", në një banesë të marrë me qira, dyshohet se është vrarë me mjet prerës, shtetasja amerikane, S. S. Në banesë u gjet bashkëjetuesi i saj, shtetas amerikan, i cili dyshohet se është autori i vrasjes. Ky shtetas u shoqërua në spital për ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se është në gjendje të dehur dhe ka dëmtime të lehta, në duar, me mjete prerëse. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave dhe për dokumentimin ligjor të rastit./ZËRI