aksi Librazhd-Përrenjas
LIBRAZHD-Kushtet atmosferike kanë shkaktuar sërish probleme në aksin rrugor Librazhd-Përrenjas. Si pasojë e rreshjeve të shiut ka pasur shembje masive dheu gjë që ka sjellë bllokimin e rrugës. Qindra makina kanë ngelur të bllokuara nga të dyja anët e rrugës.
Ndërkohë rreth dy maj më parë segmenti u mbyll për 11 ditë për shkak të shembjes së urës në vendin e njohur si “Arrat e Gurrës”. Në vendin e quajtur te “Kthesa e Dragostunjës” pati shembje masive, duke bllokuar për disa ditë dhe paralizuar qarkullimin e mjeteve në këtë aks.
Poll