
FOTO ILUSTRUESE
NIVICË- Studiuesi Auron Tare ka lajmëruar se 7 turistë spanjollë janë në rrezik për jetën, pasi janë bllokuar në kanionin e Nivicës. Mësohet se në vendngjarje kanë shkuar forca të Policisë dhe zjarrfikësve. Studiuesi shprehet se ai iu ka thënë dje që të mos shkojnë në kanionin e Nivicës, pa një guidë lokale sepse është një zonë e rrezikshme, nëse nuk e njeh terrenin.
Por, turistët spanjollë iu kanë thënë Tares, se ata kanë marrë leje nga Ministria e Turizmit për ta vizituat dhe kanë shkuar./ZËRI
Poll