Aktualitet

Bënë “kërdinë” në Belgjikë, dalin para gjykatës “skifterat” shqiptarë

Ata u ndaluan teksa po arratiseshin me një automjet, pasi grabitën një shtëpi.

I.F
Bënë “kërdinë” në Belgjikë, dalin para
Foto ilustruese

BRUKSEL- Sot kanë dalë para gjykatës 2 shqiptarët e arrestuar në Belgjikë, të cilët akuzohen për vjedhje. Bëhet fjalë për 30-vjeçarin Mark P., dhe 28-vjeçarin Klodian X., ata u arrestuan nga policia në vitin 2023, pasi akuzoheshin për 17 grabitje të ndodhura në Knokke-Heist. Ata u ndaluan teksa po arratiseshin me një automjet, pasi grabitën një shtëpi. Gjatë kontrollit në banesë dhe automjet, autoritetet sekuestruan bizhuteri të shumta, ora të shtrenjta, parfum, veshje dhe pajisje për vjedhje.

Të dy ata rrezikojnë në total 4 vite burg, ndërsa para trupës gjykuese ata thanë se kishin borxhe të shumta dhe për këtë arsye ata u detyruan të kryejnë vjedhje. Gjithashtu, si bashkëpunëtori i tyre akuzohet edhe kushëriri i 30-vjeçari, Serxho O., por ai nuk u paraqit në sallën e gjyqit. /ZËRI

Poll

MOS HUMB