Aktualitet

Arrestohet me 12 kg marijuanë çifti italo-shqiptar, detaji që i “nxorri” zbuluar

Ata u ndaluan nga Policia Rrugore italiane për një kontroll rutinë

I.F
Arrestohet me 12 kg marijuanë çifti italo-shqiptar, detaji që i
Pamje nga operacioni i policisë

FIRENCE- Dy persona janë arrestuar në Firence Itali, pasi po transportonin 12 kilogramë marijuanë me automjetin e tyre. Në pranga ka rënë një 35-vjecar shqiptar dhe e dashura e tij 23-vjeçare italiane, por identitetet e tyre nuk bëhen të ditura. Ata u ndaluan nga Policia Rrugore italiane për një kontroll rutinë, por u shfaqën më shumë nervozë sesa duhej, duke bërë që sjellja e tyre të dukej e dyshimtë para autoriteteve.

Gjatë kontrollit atyre iu gjetë një valixhe e madhe, e cila ishte mbushur me marijuanë, e përgatitur për t’u shitur në treg. Policia sekuestroi 12 qese plastike transparente që përmbanin 12 kilogramë marijuana, nëse ajo do të shitej në treg do të sillte rreth 120 mijë euro të ardhura. Pas verifikimeve rezultoi se dy të rinjtë ishin me precedent të mëparshëm penal dhe u dërguan në burgun e Firences. /ZËRI

Poll

MOS HUMB