Aktualitet

Banorët e Velipojës shpërngulin protestën në Tiranë, mbidhen para SPAK: Kërkojmë pronat tona

Banorët denoncojnë se resorti po ndërtohet ne tokat e tyre që i kanë trashëguar breza pas brezi.

F.I
Banorët e Velipojës shpërngulin protestën në
pamje nga protesta

TIRANË-Pasi protestuan për tre ditë në Rrjoll të Velipojes, banorët e kanë zhvendosur protestën e tyre para SPAK, duke kundërshtuar ndërtimin e një resorti nga biznesmeni Bashkim Ulaj, i cili ka nisur në kufi me zonën e fshatit Baks-Rrjoll në afërsi të zonës së Ranës së Hedhun. Banorët deklarojnë se SPAK është i vetmi institucion në të cilin kanë besim se do ta zgjidhë këtë çështje, ndërsa hedhin akuza se Ulaj u ka grabitur pronat.

Rreth 60 familje kërkojnë ndalimin e punimeve. Protestat janë shoqëruar me përplasje me Policinë, ku nuk kanë munguar dhe incidentet dhe shoqërimet e banorëve në Komisariat. Banorët denoncojnë se resorti po ndërtohet ne tokat e tyre që i kanë trashëguar breza pas brezi.

Kjo është hera e dytë që këta banorë paraqiten në SPAK. Kujtojmë se, më 25 mars të vitit të shkuar, ata depozituan edhe kallzim penal për firmën ndërtuese, si dhe për ato persona që dyshohet se kanë falsifikuar dokumentat e pronave në Baks-Rrjoll.

Një fshat turistik me vila e hotele luksoze do të ndërtohet në kufi mes Ranës së Hedhun dhe zonës Baks-Rrjoll në Shkodër dhe ka sipërfaqe prej 147.2 hektarësh. Në 31 dhjetor të vitit 2024 biznesmeni Bashkim Ulaj, së bashku me dy vëllezërit e tij Astrit dhe Ahmet Ulaj morën statusin e veçantë “investitor në strukturë akomoduese me 5 yje, status special” për ndërtimin e resortit turistik Blue -Borgo” në bregdetin e Velipojës./ZËRI

Poll

MOS HUMB