DIMAL– Propozimet për reformën e re territoriale kanë nxitur reagimin e banorëve të Dimalit, të cilët dolën këtë të premte në protestë për të kundërshtuar shkrirjen e bashkisë së tyre. Qytetarët shprehen se bashkimi me një bashki tjetër do të ndikojë negativisht në ofrimin e shërbimeve publike dhe do ta vështirësojë aksesin e qytetarëve, veçanërisht të banorëve të zonave rurale, në institucionet e administratës vendore.
Në shenjë kundërshtimi, banorët kanë firmosur dhe dorëzuar një peticion, përmes të cilit kërkojnë që Bashkia Dimal të vijojë të funksionojë si njësi e pavarur administrative.
View this post on Instagram
Reforma e propozuar nga mazhoranca ka sjellë reagime edhe në bashki të tjera të vendit, ku qytetarë dhe përfaqësues të pushtetit vendor kanë kërkuar që çdo ndryshim i hartës territoriale të realizohet vetëm pas konsultimeve me komunitetet lokale./ZËRI