Aktualitet

"Bankers" në SPAK, dalin në "shesh" kompani fiktive që xhirojnë miliona euro, por nxjerrin punëtorët në rrugë pa paga...

Bëhet fjalë për kompani që dyshohet se janë ngritur nga vetë pronarët e koncesionarit që të ardhurat e vetme i kanë nga Bankers, të cilat janë paguar rregullisht dhe në vlera që kapin shifrën e dhjetëra miliona eurove.

zh.ll
"Bankers" në SPAK, dalin në "shesh" kompani
bankers, foto ilustruese

TIRANË- Hetimet për “Bankers Petroleum”, ku u zbulua një skemë abuzimi me miliona euro dëm shtetit vijojnë, ndërsa në 'shesh' kanë dalë një rrjet kompanish/firmash që qëndrojnë pas koncesionarit që shfrytëzon vendburimin e naftës Patos – Marinzë. Bëhet fjalë për kompani që dyshohet se janë ngritur nga vetë pronarët e koncesionarit që të ardhurat e vetme i kanë nga Bankers, të cilat janë paguar rregullisht dhe në vlera që kapin shifrën e dhjetëra miliona eurove.

Kompanitë në fjalë kanë xhiruar kohët e fundit miliona euro të nëntokës, dhe në këtë mënyrë arrijnë që të pastrohen dhe vetë firma mëmë të nxjerrë fitime minimale, duke shmangur taksat e gjithçka tjetër. "Petro Solution" është njëra prej këtyre kompanive, e cila rezulton se nuk ka paguar punonjësit, duke i nxjerrë në rrugë. Kanë qenë punonjësit, ata të cilët kanë denoncuar situatën dhe tentativat e kësaj kompanie për të fshehur të ardhurat.

Në denoncimin për VoxNeës, një punëtor i kompanisë është shprehur se ende nuk iu është dhënë paga e nëntorit dhe as statusin e naftëtarit: “Këta kanë xhiruar miliona euro, dhe tani që iu pre rubineti nga Bankers, nuk na japin rrogat. Pagat e tyre i kanë me shumë zero, por ne na japin kacidhe dhe s’na paguajnë as statusin dhe vështirësinë e të punuarit në naftë”.

 

"Bankers" në SPAK, dalin në "shesh" kompani
Faksimile: Kompania Petro Solution u themelua nga një shtetas nga Kazakistani dhe iu shit kinezëve në vitin 2023

 

Firma në vetvete ka si aktivitet “analiza gjeologjike, vlerësimi i rezervuarëve, teknologji e pasurimit të prodhimit, prerje dhe shpim në sektorin e naftës”. Gjithashtu, merret edhe me transport, shërbimet e marrjes me qira të pajisjeve E makinerive të transportit dhe inxhinierisë, tregtim, konsulencë teknike, shërbime teknike dhe trajnime.

Por, kush është kompania “Petro Solution”?! Sipas VoxNeës bëhet fjalë për një kompani që ka qenë prej vitesh në Shqipëri, e themeluar nga Ramil Kimurov, një 30 vjeçar nga Kazakistani, rezident në Almaty. Ky i fundit, në datën 15 shkurt 2023, ia shet kompaninë “Petro Solution” një firme nga Kina.

Por, kush është kompania kineze?! Dyshohet se blerësi që ishte firmë kineze, me administrator Chen Xinming, i vitlindjes 1963 dhe banues në Shangai, dhe quhej “EXA PETROLEUM PTE. LTD” ishte në fakt një kompani “bijë” e vetë koncesionarit, pra firmës “Bankers”. Shitja e aksioneve nga Ramili nga kazakistani te kinezët u bë me një vlerë prej 100 mijë eurosh.

"Bankers" në SPAK, dalin në "shesh" kompani
Faksimile: Firma “Petro Solution” ka xhiruar miliona euro pas ndërrimit të pronarëve, nga Ramili nga Kazakistani te Xinmingu i Kinës
"Bankers" në SPAK, dalin në "shesh" kompani
Faksimile: Firma “Petro Solution” ka xhiruar miliona euro pas ndërrimit të pronarëve, nga Ramili nga Kazakistani te Xinmingu i Kinës
"Bankers" në SPAK, dalin në "shesh" kompani
Faksimile: Firma “Petro Solution” ka xhiruar miliona euro pas ndërrimit të pronarëve, nga Ramili nga Kazakistani te Xinmingu i Kinës

Çfarë ndodhi më pas? Disa muaj pasi firma ndërroi pronar, kompania në vitin 2023 dhe 2024 ka xhiruar dhjetëra miliona euro, duke bërë blerje në Kinë apo duke marrë makineri me qira. Ajo rriti në mënyrë të menjëhershme kapitalin, teksa ka dyshime se u rritën edhe shpërblimet e pronarëve dhe drejtuesve.

Sipas letrave të dorëzuar në QKB, në vitin 2024, firma shkruan se ka pasur një fitim rreth 280 mijë euro, ndërkohë që në dokumentë të tjera shkruan se ka xhiruar deri në 7 ose 8 milionë euro. Të gjitha të ardhurat i ka nga “Bankers”. E megjithatë, pavarësisht fitimeve të larta, kompania nuk paguan punëtorët. 

Aktualisht, hetimet për "Bankers" janë transferuar në Prokurorinë e Posaçme, pasi kanë marrë të tjera përmasa. Hetimet janë shtrirë nga administratorër e koncesionarit, deri te institucionet shtetërore, ky dyshohet të përfshirë 'koka' të larta.

Në "Bankers Petroleum” u zbulua një skemë abuzimi, me miliona euro dëm shtetit. Zyrtarët akuzohen për veprat penale ‘fshehje të të ardhurave’, ‘pastrim parash’, ‘shpërdorim detyre’ dhe ‘moskryerje detyrash nga organet tatimore’. Hetimet e Prokurorisë së Fierit kanë zbuluar se kompania shmangu detyrimet tatimore duke deklaruar humbje për 20 vite. Edhe pse 'Bankers' nga viti 2004 deri në 2024 eksportoi dhe shiti brenda vendit 532 mld lekë naftë, por ka deklaruar humbje për vite me radhë, duke shmangur tatimet. Ndaj edhe dëmi i dyshuar në buxhetin e shtetit përmes përfitimit fiktiv të TVSH-së llogaritet në miliona euro./VoxNews

Poll

MOS HUMB