ELBASAN-Gjykata e Elbasanit ka liruar të 16 personat e arrestuar në kuadër të opëracionit "Metalurgjiku" në Elbasan. Para trupit gjykues, e cila i konsideroi masat e arrestit në burg të paligjshme, u paraqitën 9 të huaj dhe 7 shqiptarë, Jakup Karaj, Ismail Dybeli, Dorjan Xhufka, Elton Bejkolli, Besnik Abdiaj, Elton Beqi, Eglis Flaga në role drejtuese, teknikë dhe punonjës në të dy subjektet. Gjykata vendosi për të akuzuarit masën 'detyrim paraqitje'.
Policia dhe prokuroria Elbasan bashkë me Inspektoriatin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit zbuluan se dy biznese konkretisht CCAlb dhe GSA Ferrokrom kanë shkelur legjislacionin mjedisor, duke ndotur ajrin, ujërat dhe tokën. Kanë qenë banorët e zonës së Bradasheshit të cilët janë ankuar pasi kanë konstatuar aktivitetin e paligjshëm kryesisht gjatë natë, me qëllim shmangien e autoriteteve.
Kompanitë në fjalë me administrator Ilir Londo dhe Ergis Flaga iu pezullua aktiviteti dhe u gjobitën me gjobë, përkatësisht 3.000.000 lekë dhe 10.000.000 lekë./ZËRI
