Aktualitet

Tritol zyrës noteriale në Lezhë, vëllait të ish-gjyqtarit Gjin Gjoni! Autorët e pamaskuar kapen nga kamerat

Noteri është vëllai i ish-gjyqtarit Gjin Gjoni, kandidat i primareve në PD.

F.I
Tritol zyrës noteriale në Lezhë, vëllait të
PAMJE NGA VENDNGJARJA

LEZHË-Një shpërthim me tritol ka tronditur banorët e Lezhës në orët e para të mëngjesit. Një sasi lënde plasëse i është vendosur zyrës noteriale të noterit Fran Gjoni, e cila ndodhet në qendër të qytetit pranë sheshit “Gjergj Kastrioti”. Noteri është vëllai i ish-gjyqtarit Gjin Gjoni, kandidat i primareve në Partinë Demokratike.

Fatmirësisht nga shpërthimi nuk raportohet për të lënduar, ndërsa janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Kamerat e sigurisë kanë kapur dy autorët e pamaskuar, të cilët kanë vendosur lëndën plasëse dhe janë larguar. Policia ka nisur hetimet dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e tyre.

Fran Gjoni në dëshminë e tij është shprehur se nuk ka konflikte dhe probleme me ndonjë person./ZËRI

Poll

MOS HUMB