TIRANË- Ish-deputeti Artan Gaçi është paraqitur këtë të mërkurë në Prokurorinë e Posaçme (SPAK). Gjithashtu, pak minuta pas largimit të Gaçit, në SPAK është paraqitur edhe bashkëshortja e tij, ish-ministrja edhe deputetja socialiste, Olta Xhaçka.
Pas daljes nga ambientet e SPAK, Gaçi nuk ka pranuar të flasë për mediat pas daljes nga institucioni. Deri më tani, nuk janë bërë të ditura arsyet e paraqitjes së tyre në Prokurorinë e Posaçme.
View this post on Instagram
Ndërkohë që ish-deputeti ishte paraqitur në SPAK edhe më 8 tetor, i shoqëruar nga avokati i tij, Gurali Brahimllari. Ky i fundit, deklaroi se Gaçi ishte thirrur në cilësinë e personit ndaj të cilit zhvillohen hetime./ZËRI