Aktualitet

E rëndë në Shkozet-35-vjeçari i vë zjarrin banesës së prindërve të bashkëjetueses së tij, humbin jetën burrë e grua (EMRAT)

Policia ka arrestuar 35-vjeçarin Astrit Idrizi, i cili dyshohet se i vuri flakën banesës së prindërve të gruas me të cilën bashkëjetonte. 

F.I
E rëndë në Shkozet-35-vjeçari i vë zjarrin
pamje nga banesa

TIRANË-Një ngjarje e rëndë është regjistruar rreth mesnatës në banesat sociale në Shkozë, Tiranë, ku një 35-vjeçar dyshohet se i ka vënë zjarrin banesës së prindërve të bashkëjetueses së tij. Si pasojë e zjarrit, dy bashkëshortët, Ismete Ziu 65 dhe 68 Agim Ziu vjeç, humbën jetën në spital.

Të moshuarit u nxorën nga banesa dhe u dërguan në spital, por nuk arritën t'u mbijetonin plagëve të marra. Policia ka arrestuar 35-vjeçarin Astrit Idrizi, i cili dyshohet se i vuri flakën banesës së prindërve të gruas me të cilën bashkëjetonte. 

Hetimet vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, me qëllim dokumentimin ligjor të plotë të ngjarjes dhe sqarimin e të gjitha rrethanave që çuan në këtë tragjedi.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Zbardhen autorësia dhe rrethanat e zjarrit, rreth mesnatës, te banesat sociale.

I vuri zjarrin banesës së prindërve të bashkëjetueses, në Shkozë, me pasojë vdekjen e të dy bashkëshortëve, arrestohet menjëherë pas krimit, 35-vjeçari.

Rreth orës 00:30 të datës 14.10.2026, menjëherë pas njoftimit për zjarr te banesat sociale në rrugën “Ali Shefqeti”, Shkozë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 shkuan në vendngjarje, për të sqaruar rrethanat dhe përgjegjësitë në lidhje me rastin.

Nga veprimet hetimore të kryera nga ekspertë kriminalistë dhe ekspertë të rasteve të zjarrvënieve, dyshohet se shtetasi A. I., 35 vjeç, i ka vënë zjarrin njërës prej banesave të këtij kompleksi, konkretisht asaj të shtetasve I. Z., 65 vjeçe dhe A. Z., 68 vjeç, prindër të bashkëjetueses së tij. Si pasojë, humbën jetën në spital, të dy bashkëshortët.

Si rezultat i veprimeve të menjëhershme policore, 35-vjeçari u arrestua menjëherë pas kryerjes së krimit.

Hetimi është në vijim, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, për të sqaruar dhe dokumentuar me prova ligjore, të gjitha rrethanat e këtij rasti.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Poll

MOS HUMB