
DURRËS- Ish-drejtuesi i Kadastrës së Durrësit, Adrian Kona është vendosur në pranga pasi akuzohet për shpërdorim me detyrën. Në kërkim, janë shpallur 3 persona të tjerë që kanë bashkëpunuar me ish-drejtorin Kona për të regjistruar një pronë prej 13 mijë metrash katrorë me dokumente të falsifikuara. Bëhet fjalë për: Bled Zerba, 42 vjeç, banues në Durrës dhe Leandro Dervishin, 34 vjeç, banues në Durrës, si dhe A. D., 44 vjeç, banues në Tiranë. Të gjithë akuzohen për shpërdorim detyre dhe falsifikim të dokumenteve. Përfituesja e kësaj pasurie është Arta Demiraj.
Dosja për këtë pronë është hapur që në vitin 2016 nga një sërë përgjimesh që janë kryer ndaj Zerbës, i cili punonte si jurist në Kadastër. Nga përgjimet është mësuar sesi është tjetërsuar prona në Gjirin e Lalzit dhe edhe të tjera. Të gjitha manipulimet në hartën e tokave janë krhyer në vitet 2016-2017, kohë në të cilën Kona ka qene drejtues i Kadastrës.
Kështu, Gjykata e Shkallë së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës ka vendosur në sekuestro preventive sipërfaqen e tokës, rreth 13.000 m2, në Gjirin e Lalzit. Për këtë pasuri nuk është lëshuar asnjëherë AMTP nga institucionet përkatëse, si dhe nuk ka asnjë dokumentacion apo aplikim në Agjensinë Shtetërore të Kadastrës lidhur me këtë pasuri. Kjo tokë ishte regjistruar nga punonjësit e Kadastrës si "arë", por në fakt ka qenë pasuri me status “shtet”.
"Nga hetimet rezultoi se për këtë pasuri nuk është lëshuar asnjëherë AMTP nga institucionet përkatëse, si dhe nuk ka asnjë dokumentacion apo aplikim në ASHK në lidhje me këtë pasuri. Me vendimin nr.488 datë 28.07.2024, nga Gjykata e Shkallë së Parë të Juridiksinit të Përgjithshëm Durrës për këtë pasuri ka vendosur ‘Sekuestro preventive”, të kësaj toke,"-njoftoi Prokuroria.
NJOFTIMI I POLICISË:
Ekzekutohet masa e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasin Ardian Kona, 52 vjeç, banues në Durrës (ish-drejtues në ASHK Durrës), për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës", kryer në bashkëpunim.
Masa e sigurisë i është caktuar nga Gjykata e Durrësit, më datë 19.11.2024, në kuadër të një hetimi për regjistrimin e një prone, me dokumente false. Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë shpallur në kërkim dhe po punojnë për kapjen e 3 shtetasve për të cilët Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, konkretisht: B. Z., 42 vjeç, banues në Durrës dhe L. D., 34 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës", kryer në bashkëpunim, si dhe A. D., 44 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale "Shpërdorimi i detyrës", kryer në bashkëpunim dhe "Falsifikimi i dokumenteve". Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.
NJOFTIMI I PROKURORISË:
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, kërkoi vendosjen e masën e sigurimit “arrest në burg” për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe ‘Falsifikimi i dokumenteve’ kryer në bashkëpunim për katër shtetas: A.K. ish-kryeregjistrues ASHK Durrës; B.Z me detyrë jurist në ASHK Durrës; L.D me detyrë hartograf në ASHK Durrës; dhe A.D përfituese. Në zbatim të këtij vendimi, u bërë i mundur arrestimi i shtetasit A. K. Ndërsa u shpallën në kërkim 3 shtetasit e tjerë, pasi ndaj tyre u vendos masa e sigurisë "Arrest me burg" si persona të dyshuar për kryerjen e vepres penale "Shpërdorimi i detyres" në bashkëpunim parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal dhe Fallsifikimi i dokumentave” parashikuar nga neni 186/2 i kodit penal për shtetasen A.D. Nga hetimi në kuadër të procedimit penal nr.670 i vitit 2024, rezultoi se shtetasja A.D., në bashkëpunim me punonjësit e ASHK-së Durrës, shtetasit A.K., B.Z. dhe L.D., kanë regjistruar pasurinë e llojit arë me sipërfaqë 12.900 m2 pa asnjë dokument ligjor, pasuri kjo e ndodhur në Lalëz Durrës, e cila më parë ka qenë pasuri me status “shtet”. Kjo pasuri u regjistrua në kundërshtim Ligjin nr.9948, datë 07.07.2008 “Për vlefshmërinë ligjore të titujve të pronësisë”, i ndryshuar” pasi u regjistrua bazuar në një vendim gjykate i cili detyronte komunën për pajisjen me AMTP. Nga hetimet rezultoi se për këtë pasuri nuk është lëshuar asnjëherë AMTP nga institucionet përkatëse, si dhe nuk ka asnjë dokumentacion apo aplikim në ASHK në lidhje me këtë pasuri. Me vendimin nr.488 datë 28.07.2024, nga Gjykata e Shkallë së Parë të Juridiksinit të Përgjithshëm Durrës për këtë pasuri ka vendosur ‘Sekuestro preventive”, të kësaj toke./ZËRI