Politikë

Arrestimi i Metës/ Tedi Blushi bën bilancin e SPAK, paralajmërimi: Kësaj rruge po shkon edhe Mediu

Ai nuk u ndal me kaq por shtoi se tashmë është radha e Fatmir Mediut, i cili po shkon drejt kësaj rruge.

M.M
Arrestimi i Metës/ Tedi Blushi bën bilancin e SPAK,
Tedi Blushi

TIRANË- Pas arrestimit të Ilir Metës, sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi është shprehur se burgosja e ish-presidentit është politike njësoj si ajo e Ervin Salianjit, Sali Berishës dhe Fredi Belerit. Ai nuk u ndal me kaq por shtoi se tashmë është radha e Fatmir Mediut, i cili po shkon drejt kësaj rruge. Ky i fundit është nën hetim për dosjen e shpërthimit në Gërdec që mori 26 jetë njerëzish. 

Tedi Blushi: Në më pak se një vit kemi katër burgosje politike, e filluan me Fredi Bejlerin, me doktor profesor Sali Berishën, me Salianjin, me Mediun po shkojne aty, me Presidentin Meta ndodhi sot. Ça prisni të ndodh pra? Po nuk mund të qëndrojmë duarkryq, Partia e Lirisë është më e fortë.

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta akuzohet për 3 vepra penale: korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurish. Por Meta nuk është i vetmi që ka rënë në rrjetën e SPAK. Në “arrest shtëpie” është caktuar Pirro Xhixho (babai i Erisa Xhixhos), ndërsa Monika Kryemadhi dhe Ema Çoku janë lënë në “detyrim paraqitje”./ZËRI

Poll

MOS HUMB