Aktualitet

Arlinda Pogaj largohet nga drejtimi i OBP

Pogaj thekson se OBP ka realizuar 1,649 procedura prokurimi dhe ka gjeneruar rreth 42 milionë euro kursime për buxhetin e shtetit, duke i shërbyer qindra institucioneve publike.

F.I
Arlinda Pogaj largohet nga drejtimi i OBP
Arlinda Pogaj

TIRANË-Arlinda Pogaj ka njoftuar largimin nga detyra si drejtuese e Operatorit të Blerjeve të Përqendruara (OBP). Në reagimin e saj, Pogaj e cilësoi postin e mbajtur në krye të OBP, si një përgjegjësi dhe privilegj të veçantë, ndërsa theksoi rolin e saj në ngritjen dhe konsolidimin e institucionit, i cili sipas saj ka fituar besimin e institucioneve kryesore publike në vend. Ajo shprehet se OBP është ndërtuar dhe konsoliduar nga e para gjatë mandatit të saj, duke fituar besimin e institucioneve publike në vend.

Në drejtimin e saj, Pogaj thekson se OBP ka realizuar 1,649 procedura prokurimi dhe ka gjeneruar rreth 42 milionë euro kursime për buxhetin e shtetit, duke i shërbyer qindra institucioneve publike.

Deklarata e Arlinda Pogajt: 

Me krenari dhe ndërgjegje të pastër, po mbyll një kapitull shumë të rëndësishëm të jetës sime profesionale, pasi drejtova Operatorin e Blerjeve të Qendruara. Ka qenë një privilegj dhe përgjegjësi e jashtëzakonshme të jem pjesë e krijimit dhe konsolidimit të një institucioni që u ndërtua nga e para dhe që sot ka fituar besimin e institucioneve më të rëndësishme publike në vend.

Dëshiroj të shpreh mirënjohjen time të sinqertë ndaj Ministrit Z. Blendi Gonxhja për besimin që më dha duke më emëruar në krye të këtij institucioni të rëndësishëm. Gjithashtu, falënderoj Ministren Znj. Delina Ibrahimaj për bashkëpunimin dhe mbështetjen e frytshme gjatë kësaj periudhe, me qëllim arritjen e objektivave dhe forcimin e rolit të Zyrës së Prokurimit Publik në sistemin e prokurimit publik.

Gjithashtu, dua të shpreh falënderime të veçanta për Kryeministrin e vendit për mbështetjen e tij të vazhdueshme për misionin dhe rolin e Operatorit të Blerjeve të Qendruara në reformimin dhe modernizimin e sistemit të prokurimit publik.

Gjatë këtij udhëtimi, OBP arriti të përfundojë 1,649 procedura prokurimi, duke gjeneruar rreth 42 milionë euro kursime për buxhetin e shtetit. Ne i shërbyem 242 institucioneve publike, duke përfshirë spitale, qendra sociale, institucione për ekzekutimin e vendimeve penale, institucione ushtarake, institucione policore dhe shumë institucione të tjera me rëndësi të veçantë për qytetarët dhe shtetin shqiptarë.

Ne krijuam procese të standardizuara, rritëm konkurrencën dhe transparencën në prokurim, zhvilluam instrumente inovative dhe kontribuam në modernizimin e sistemit të prokurimit publik. Emri i OBP u bë i njohur përtej kufijve të Shqipërisë, falë bashkëpunimeve me institucione homologe evropiane dhe pjesëmarrjes në nisma dhe projekte ndërkombëtare.

Poll

MOS HUMB