TIRANË-Një aksion i zhvilluar nga Forcat RENEA mëngjesin e sotëm në lagjen Dobraç në Shkodër dhe në Fushë Kuqe, ka çuar në arrestimin e dy personave të shpallur në kërkim nga SPAK, Elvin Merlika dhe Fred Xhixha. Të dy të arrestuarit janë pjesë e grupit të Ervis Martinajt, i kërkuar nga Operacioni 'Plumbi i Artë' për të cilin nuk dihet asgjë prej rreth 3 vitesh.
Elvin Merlika është i dyshuar për veprën penale të “Sigurimit të kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje” në dëm të Indrit Dokles. Emri i Elvin Merlikës doli në dosjen 'Plumbi i Artë', teksa i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani ka rrëfyer se ai së bashku me Fred Xhixhën e kanë takuar në Kosovë duke i propozuar atij vrasjen e Indrit Dokles.
Në nëntor të këtij viti GJKKO nuk pranoi kërkesën e SPAK për konfiskimin e pasurive të shtetasit Elvin Merlika dhe tetë personave të lidhur me të, të cilët janë në hetim pasuror. GJKKO e ka konsideruar kërkesën e SPAK si të pabazuar në ligj dhe në prova. Gjithashtu urdhëroi gjithashtu revokimin e sekuestros së vendosur më parë dhe kthimin e pasurive tek pronarët e tyre. Merlika akuzohet për veprat penale të: “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Indrit Dokle, kryer në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, si dhe personave të lidhur me të.
Fred Xhixha sipas të penduarit të drejtësisë, mundësoi takimin e Nuredin Dumanit me Ervis Martinajn. Vrasja e Dokles u kërkua nga Ervis Martinaj, i cili i ofroi 500 mijë euro Dumanit për vrasjen e ish-anëtarot të bandës së Durrësit.
Çfarë dëshmonte Nuredin Dumani
“…Përmes Besianit, kam njohur edhe vëllanë e tij Fredi personat e huaj në Vis Martinaj. Unë jam në Kosovë dhe i thashë: …kur të duash e takon…”. Nuk e mbaj mend por pas pak kohe Fredi më tha se do të vinte. Por është një ide e mirë, edhe sikur të jetë viti 2020, nuk është ditë e zezë, nuk është gabim, por nuk është Kosova Fredi, por nuk është tip jet makine “Hummer”. Bashkë me Fredin në këto automjete që ishin edhe tre persona të tjerë njeri thirrej “Eli” (emrin e nuk e plotë ja di, Eli është tek 45-50 vjeç, ka flokë kuqalosh i shëndoshë, bark madh i cili është krahu i njeriut i Ervis Martinaj. Një person tjetër me trup të plotë i cili mund të punojë në doganë dhe për të cilin Fredi më tha që është djali i tij i Ervis Martinajt, si dhe personi tjetër ishte një djalë i ri…
Me Fredin dhe personat që e shoqërojnë jam në dalje të autostradës Prizren-Prishtinë. Audi A6” me një tip automjeti “Audi A6” me targa serbe që i përkiste një serbi që kujton Nikolla. të madh në të rreth rrotullimit kur shkon për Prishtinë në momentin që hyra në makinën e saj më lart se unë i thashë: “…kush është për të Kemiuar le të rrijë, kush nuk është të zbresë…”. diku dhe aty kemi diskutuar. “Sky” Chat i koduar gjë që me bëri të kuptoj se ishte Vis Martinaj. U përshëndetëm fillimisht dhe me tha se:”…nëse kisha nevojë për ndonjë gjë t’i drejtohesha atij…”. i thashë: “…që të më ndihmoni me shtetin, mbani parasysh që të mbyllni çështjen e kohës…”. se: “…sunat do Nuk ke asnjë informacion, por nuk di çfarë të bësh me të…. Por a nuk e di se çfarë po thua që të më informosh drejtpërdrejt…”.
Lidhur mbi dëshminë e Nuredin Dumanit mbi lëvizjen drejt Kosovës të Alket Xhixhës dhe Elvin Merlikës, sipas hetuesve ato rezultuan të besueshme pas verifikimit të kryer nga ana e tyre.
Nga këqyrja e sistemit TIMS rezulton se shtetasi Alket Xhixha ka udhëtuar nga Shqipëria për në Kosovë me automjetin tip AB309BZ në datën 18.01.2021, ora 15:23:48 së bashku me shtetasin Elvin Merlika i cili ka qenë në drejtimin e këtij mjeti me orë dalje 15:23:36. Po kështu këta dy shtetas rezulton të jenë kthyer në Shqipëri po në datën 18.01.2021 me të njëjtin automjet me targë AB309BZ.
Elvin Merlika rezulton se ka hyrë nga Pika e Kalimit Kufitar Morinë në datën 18.01.2021, ora 20:08:00 kurse Alket Xhixha me po të njëjtin automjet dhe datë por ora është 20:08:00./ZËRI