Aktualitet

RENEA aksion në Dobraç dhe Fushë-Kuqe arrestohen dy persona (EMRAT)

Elvin Merlika dyshohet për sigurimin e kushteve për të kryer vrasjen e Indit Dokles me porosi të Ervis Martinajt.

F.I
RENEA aksion në Dobraç dhe Fushë-Kuqe arrestohen dy persona
Elvin Merlika

TIARNË-Forcat RENEA kanë zhvilluar në orët e para të mëngjesit një aksion në lagjen Dobraç të Shkodrës dhe Fushë Kuqe, ku janë arrestuar dy persona. Në Dobraç kontrollet kanë qenë tek pjesëtarë të fisit të Bajrave, ndërsa në Fushë Kuqe në pranga janë vendosur Elvin Merlika dhe Fred Xhixha të shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme. 

Elvin Merlika dyshohet për sigurimin e kushteve për të kryer vrasjen e Indit Dokles me porosi të Ervis Martinajt. Më herët SPAK kërkoi edhe konfiskimin e 20 pasurive në emër të tij dhe të familjarëve, por kërkesa u rrëzua në gjykatë. Ndërsa i arrestuari i dytë, Fred Xhixha dyshohet si personi që bëri të mundur takimin e Nuredin Dumanit dhe Ervis Martinajt.

Gjatë opracionit policia ka sekuestruar armë zjarri, ndërsa kontrollet vijojnë për gjetjen e elementëve të tjerë të mundshëm të përfshirë./ZËRI

Poll

MOS HUMB