TIRANË- Një 28-vjeçar, David Prendi, ka rënë në prangat e policisë, pas një urdhri ndalimi të lëshuar nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), pasi dyshohet se ishte pjesë e grupit kriminal të “Call Center-ave”.
David Prendi është i dyshuar për përfshirje në veprat penale “Mashtrimi kompjuterik”, kryer në bashkëpunim në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, si dhe “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.
Sipas burimeve, arrestimi i tij lidhet me hetimet për call centerin e zbuluar nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) në ambientet e “Atti Tower”, ku dyshohet se kryheshin aktivitete të paligjshme përmes mashtrimeve online.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike: vunë në pranga shtetasin D. P., 28 vjeç, pasi ndaj tij është nxjerrë urdhër ndalimi nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, si i dyshuar për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”, njofton policia.
Në janar të këtij viti u godit një rrjet call centerash është goditur në Tiranë, pas një operacioni të SPAK në bashkëpunim me autoritetet italiane. Sipas SPAK, në fokus të hetimeve janë tre vëllezërit Agim Prekaj, Alfred Prekaj dhe Arjan Prekaj, të dyshuar si drejtues të aktivitetit kriminal. /ZËRI