Aktualitet

Aksidentoi për vdekje dy të miturit, shoferi: Isha me 30 km/h, kisha pirë një birrë në mëngjes

57-vjeçari ka deklaruar se ka devijuar mjetin për të shmangur një automjet që i doli papritur nga një rrugicë lagjeje dhe përfundoi mbi trotuarin ku ndodheshin fëmijët.

F.I
Aksidentoi për vdekje dy të miturit, shoferi: Isha me 30 km/h, kisha
Nikolla Radaçi

DURRËS-Është zbardhur dëshmia e Nikoll Radaçit, 57-vjeçari i cili shkaktori aksidentin tregjik në Durrës, ku dy fëmijë të moshës 10 dhe 12 vjeç humbën jetën, ndërsa një 8-vjeçar mbeti i lënduar. 57-vjeçari ka deklaruar se ka devijuar mjetin për të shmangur një automjet që i doli papritur nga një rrugicë lagjeje dhe përfundoi mbi trotuarin ku ndodheshin fëmijët.

Në pyetje-përgjigjet me oficerin e Policisë Gjyqësore, ai thotë se nuk kujton detaje lidhur me automjetin tjetër dhe as nuk i njeh fëmijët. Shoferi është shprehur se ka qenë me rreth 30 km/h, ndërsa pohoi se përpara se të drejtoja automjetin kishte pirë një birrë.

Nikoll Radaçi: Rreth orës 14:00 dola nga shtëpia bashkë me mjetin dhe do shkoja të merrja një vegël pune te një shoku im. Unë po drejtoja automjetin në korsinë e djathtë dhe papritur në një rrugicë lagjeje doli një automjet. Unë devijova për të shmangur këtë automjet dhe kam përfunduar sipër trotuarit të anës së majtë të rrugës. Pasi hipa në trotuar jam përfshirë në aksident me disa fëmijë që ndodheshin dhe kam shkuar disa metra më përpara. Unë dola nga makina dhe kam shkuar tek një dyqan aty pranë ku punonjësve të dyqanit ju kam thënë të njoftojnë policinë pasi kam bërë aksident. Unë kam qëndruar tek dyqani deri sa erdhi policia dhe më mori për në komisariat.

Pyetje: Ju pretendoni që automjeti ju ka ndërprerë rrugën, a ju kujtohet ndonjë detaj në lidhje me këtë mjet?
lidhje me ketë automjet?

Përgjigje: Për momentin nuk më kujtohet asnjë detaj.

Pyetje: A i njeh fëmijët me të cilët jeni përfshirë në aksident?

Përgjigje: Jo nuk i njoh.

Pyetje: Me çfarë shpejtësie keni qenë në momentin e aksidentit?

Përgjigje: Unë kam qenë me rreth 30 km/h.

Pyetje: Në zbatim të procedurës standarde ju është bërë testi i alkoolit, i cili ka rezultuar në masën 0.73 mg/l testi i parë dhe 0.70 mg/l testi i dytë. A keni konsumuar alkool përpara se të drejtonit automjetin?

PërgjigjePërpara se të drejtoja automjetin unë kam pirë një birrë në mëngjes.

Pyetje: A keni gjë tjetër për të shtuar?

PërgjigjeGjë tjetër nuk kam për të shtuar, sa më sipër janë thëniet e mia të cilat pasi i gjej të shkruajtura drejt, i firmos pa vërejtje.

Poll

MOS HUMB