Aktualitet

VIDEO/ Aksidentohen 6 automjete në Tiranë, mes të plagosurve, një taksist dhe dy efektivë policie

Të tre kanë qenë në mjetet përkatëse që janë përfshirë në aksidentin e shumëfishtë.

F.m
VIDEO/ Aksidentohen 6 automjete në Tiranë, mes të plagosurve,
Foto nga aksidenti

TIRANË- Gjashtë automjete janë përfshirë në një aksident automobilistik pa viktima pasditen e sotme, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Dritan Hoxha”, në zonën e Laprakës, rreth orës 19:30. Në njoftimin zyrtar, Policia e Tiranës bën me dije se kanë mbetur të plagosur tre persona, dy efektivë policie dhe një taksist. Të tre kanë qenë në mjetet përkatëse që janë përfshirë në aksidentin e shumëfishtë.

Njoftimi i policisë Tiranë:

Rreth orës 19:30, në rrugën “Dritan Hoxha” në vendin e quajtur “Semafori i Laprakës”, janë përfshirë në përplasje 6 automjete. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar drejtuesi dhe pasagjeri në automjetin e policisë shtetasit E. Gj dhe E. J si dhe drejtuesi i automjetit taksi shtetasi A. M, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Poll

MOS HUMB