Aktualitet

Aksidenti që u mori jetën dy fëmijëve/ Rama: Zoti i bekoftë dy shpirtrat e vegjël

F.I
Aksidenti që u mori jetën dy fëmijëve/ Rama: Zoti i
Edi Rama

TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka reagiar pas ngjarjes tragjike në Durrës ku Nikolla Radaçai përplasi për vdekje 2 fëmijë rreth moshës 10 vjeç. Me anë të një postimi në platformën X, Rama shkruan se e ka marrë lajmin sapo ka mbërritur në Erevan të Armenisë, ku ndodhet për takimin e Komunitetit Politik Europian. Kreu i qeverisë shpreh ngushëllimet për familjarët e dy të miturve ndërsa uron shërim të shpejtë për fëmijën e mbetur të plagosur si pasjoë e aksidentit.

Edi RamaKam mbërritur në Jerevan, Armeni, për Komunitetin Politik Evropian dhe kam mësuar për humbjen e pashprehshme tragjike të dy fëmijëve, ndërsa fëmija i tretë lufton për jetën nën kujdesin e mjekëve. Zoti i bekoftë dy shpirtrat e vegjël, prindërve u dhëntë forcë e jashtëzakonshme për të mbijetuar këtë dhimbje të madhe, ndërsa bashkohem me lutjet për shërimin e fëmijës së shtruar në spital.

Poll

MOS HUMB