Aktualitet

Tragjike në Durrës! Makina me shpejtësi përplas 3 fëmijë teksa luanin, humbin jetën 2 prej tyre

Shkak i kësaj ngjarjeje të rëndë ka qenë një automjet tip Benz ML i cili ka kaluar me shpejtësi në lagje, teksa fëmijët ishin duke luajtur, duke shkaktuar edhe bilancin tragjik.

F.I
Tragjike në Durrës! Makina me shpejtësi përplas 3
PAMJE NGA VENDNGJARJA

DURRËS-Një aksident i rëndë ka ndodhur në zonën e Kënetës, në Durrës, ku një automjet ka përplasur tre fëmijë të moshës rreth 10 vjeç. Sipas informacioneve paraprake 2 prej tyre kanë ndërruar jetë, ndërsa një tjetër i mitur ka mbetur i plagosur rëndë.

Shkak i kësaj ngjarjeje të rëndë ka qenë një automjet tip 'Benz ML' i cili ka kaluar me shpejtësi në lagje, teksa fëmijët ishin duke luajtur, duke shkaktuar edhe bilancin tragjik. Drejtuesi i mjetit, banor i zonës, është arrestuar nga policia, ndërsa po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 14:20, në lagjen nr. 15, në Durrës, një automjet i drejtuar nga shtetasi N. R., rreth 57 vjeç, ka aksidentuar tre fëmijë të mitur, të moshës rreth 10 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, dy prej të miturve kanë humbur jetën, ndërsa i mituri tjetër është në gjendje të rëndë dhe po transportohet për ndihmë më të specializuar në Tiranë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./ZËRI

Poll

MOS HUMB