
KURBIN- Një aksidenti ka ndodhur pranë Kishës së Laçit. Drejtuesja e një mjeti tip “Benz”, 45-vjeçarja e identifikuar me inicialet A.Z., 45 vjeçe, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka përplasur 3 persona. Dy prej tyre ishin vizitorë në vendin e shenjtë, ndërsa e treta ishte një shitëse ambulante. Të dëmtuarit ndodhen në spitalin e Kurbinit, jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i Policisë:
Kurbin/Informacion paraprak
Rreth orës 16:25, në rrugën pranë Kishës “Shna Ndou”, Kurbin, mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasen A.Z., 45 vjeçe, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë ka aksidentuar këmbësorët shtetasen D.D., 21 vjeçe, shtetasin E.R., 39 vjeç, si dhe shitësen ambulante shtetasen A.Gj., 18 vjeçe. Të dëmtuarit ndodhen në Spitalin Rajonal të Kurbinit, ku po marrin ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po vijon veprimet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./ZËRI