Aktualitet

Aksident në Kombinat: Kamioni përplas për vdekje 61-vjeçarin që ecte me motor, plagoset dhe një polic (EMRI)

61-vjeçari ka gjetur vdekjen në vend, si pasojë e plagëve të marra, ndërsa drejtuesi i kamionit është shoqëruar në komisariat. 

zh.ll
Aksident në Kombinat: Kamioni përplas për vdekje
pamje nga vendngjarja

TIRANË- Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar paraditen e sotme në Tiranë, në zonën e Kombinatit para Komisariatit. Raportohet se 61-vjeçar Ylmi Dedja, i cili po lëvizte me motoçikletë është përplasur nga një kamion me drejtues një 34-vjeçar. Si pasojë e plagëve të marra, ai ka humbur jetën në vendngjarje.

Sipas njoftimit të bluve, nga aksidenti është dëmtuar edhe një punonjës policie, i cili në momentin e aksidentit ndodhej jashtë shërbimit. Aktualisht ai po merr ndihme mjekësore në spital, ndërsa shoferi i kamionit u shoqërua në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave e këtij aksidenti fatal.

Njoftimi: 

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 10:45, në rrugën “Llazi Miho”, kamioni me drejtues shtetasin G. Gj., rreth 34 vjeç, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin Y. D., 61 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Nga aksidenti është dëmtuar edhe shtetasi K. A., këmbësor (punonjës policie, jashtë detyre), i cili po merr ndihmë mjekësore në spital.

Shtetasi G. Gj., u shoqërua në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

 
 
 
 
 
Visualizza questo post su Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Un post condiviso da ZËRI (@zeri.albania)

/ZËRI

Poll

MOS HUMB