pamje nga aksidenti
DELVINË- Një aksident i rëndë është regjistruar mëgnjesin e sotëm në aksin Kardhiq-Delvinë, në vendin e quajtur Fushë Vërri të Delvinës.
Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë dy automjete, ku njëri prej tyre ka dalë nga rruga dhe është përmbysur. Si pasojë, ka humbur jetën një 20-vjeçar, Orest Mahmutaj nga Lazarati, dhe janë plagosur tre të tjerë, jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë pas aksidentit, policia, ambulanca dhe zjarrfikësja janë ndodhur në vendngjarje ndërkohë që kanë nisur hetimet për shkaqet e aksidentit të rëndë./ZËRI
Poll