Aktualitet

Ajola Xoxa paraqitet në SPAK

Xoxa është paraqitur në zbatim të masës së sigurisë ‘detyrim paraqitje’.

F.I
Ajola Xoxa paraqitet në SPAK
Ajola Xoxa

TIRANË-Bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajt, Ajola Xoxa është paraqitur sërish sot në Porkurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Xoxa është paraqitur në zbatim të masës së sigurisë ‘detyrim paraqitje’.

Në paraqitjen e fundit në SPAK, Xoxës i është komunikuar edhe një tjetër akuzë, ajo e fshehjes së të ardhurave.

Bashkëshortja e Erion Veliajt akuzohet për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.

Gjatë seancës së kaluar Gjykata e Posaçme caktoi masën e sigurisë "arrest me burg" ndaj kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj dhe ndryshoi masën për bashkëshorten e tij, Ajola Xoca nga 'arrest shtëpie' në "detyrim paraqitje". SPAK akuzon Veliajn se bashkë me të shoqen ka krijuar një skemë përfitimi ryshfetesh për pasurim personal përmes një numri organizatash OJF./ZËRI

Poll

MOS HUMB