TIRANË – Dosja e fundit e SPAK për goditjen e një grupi të strukturuar kriminal të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës ka nxjerrë në pah jo vetëm mënyrën e funksionimit të rrjetit, por edhe tensionet, mosbesimin dhe përplasjet për ndarjen e fitimeve mes anëtarëve të tij. Komunikimet e zbardhura nga platforma e enkriptuar Sky ECC tregojnë se, pavarësisht lidhjeve familjare dhe investimeve të përbashkëta në pasuri të paluajtshme, anëtarët e grupit ruanin me kujdes informacionin dhe dyshonin vazhdimisht te njëri-tjetri.
Në qendër të bisedave janë Alfredo Hamzai dhe Adrian Rama, të cilët shprehin pakënaqësinë ndaj Leonard Bishajt, i njohur me nofkën “Çobo”, pasi dyshohet se ky i fundit kishte ndarë informacione sensitive për ngarkesat e drogës me Arben Ismailin, të identifikuar në komunikime si “Bunia”.
Sipas SPAK, në biseda përmendet edhe Artur Shehu, i referuar me nofkën “Kushoja”, i cili, së bashku me Ismailin, dyshohet se kërkonte përfitime financiare nga rrugët e trafikut, pavarësisht se nuk kishte marrë pjesë drejtpërdrejt në organizimin e tyre.
“Që në behar më tha punët që bëni bashkë, më tha Çobua. Duke shitur mall çdo muaj, kafen time edhe të Kushos mos e harroni”, thuhet në një nga mesazhet e datës 5 shkurt 2021.
Në vijim të komunikimeve, personat nën hetim shprehen të irrituar nga kërkesat e vazhdueshme për para dhe pjesë në aktivitetet kriminale.
“Ka llogari me mua, do të vijë llogari kot, pa lidhje. Projektet tona dua pjesë, thotë”, shkruhet në një prej bisedave.
Në një tjetër mesazh, Hamzai shprehet hapur për humbjen e besimit ndaj Leonard Bishajt:
“Shiko, as në sy të Çobos mos bëj muhabet pune. Ai çdo gjë ia thotë.”
Sipas SPAK, komunikimet tregojnë se informacionet për ngarkesat e drogës janë diskutuar në prani të Bishajt, i cili më pas dyshohet se ia ka përcjellë Arben Ismailit.
“Folëm në behar në sy të Çobos, muhabet malli. Të gjitha ia kishte thënë Bunes”, thuhet në një tjetër bisedë.
Nga komunikimet rezulton se Ismaili dhe Shehu kërkonin vazhdimisht përfitime financiare duke pretenduar se kishin dijeni mbi aktivitetin kriminal të grupit.
“Duan të kërkojnë lekë, gjithmonë duan pjesë, jeni në punë”, shkruan njëri prej të përfshirëve.
Përtej trafikut të drogës, SPAK evidenton se anëtarët e grupit bashkëpunonin edhe në investime të tjera, përfshirë prona të paluajtshme në zonën e Zvërnecit. Sipas hetuesve, në biseda përmenden porosi që “Kushoja” u jepte për takime me shtetas të huaj lidhur me prona në këtë zonë, çka tregon se personat nën hetim jo vetëm kishin dijeni për aktivitetet e njëri-tjetrit, por bashkëpunonin edhe në investime që dyshohet se përdoreshin për pastrimin e parave.
Bisedat mes Ramës dhe Hamzait:
7B9F5E: Qe ne behar me tha punet qe beni bashk me tha cobua me tha, duke shitur mall cdo muaj, kafen time edhe te kushos mos e harroni
7B9F5E: Nuk eshte ne terezi nga mend bunia
7B9F5E: Ka llogari me mua do te ve llogari kot pa lidhje projektet tona dua pjes thot
7B9F5E Po ate po ben esht legen fare
7B9F5E E shiti esht legen fare, lek i kam dhen
7B9F5E Se si do justifikoj leket qe ka mare
7B9F5E Shiko ase ne sy te cobos mos bej muhabete pune
7B9F5E Ai si more cdo gje ja thot
7B9F5E Folem ne behar ne sy te cobes muhabet malli te gjitha ja kish then bunes
7B9F5E Shesin mall cdo muaj ata po punojn
7B9F5E O villa jane m. fare, dua te kerkojn lek gjithmon duan pjes jeni ne pune
L0S9EF Asnji gje villa atij boll lek i ke dhen e bere me hotel e cdo gje cdo me ai pler
7B9F5E O vlla u ka then cobo morri ne behar nga muhabetet qe degjoj ne tavolin
7B9F5E Po ti u thua nuk kemi ber pune
7B9F5E Cubua ca thoni nuk kan ber pune, i degjova une qe po punojn cdo muaj
L0S9EF As mos e afro me fare ato vlla shif punet e tuja e te exim para me kushon i flas un dy fjal
L0S9EF Per cdo gje tonon mos i thuj gje fare
L0S9EF Vk atyre vlla po shif terezin tende ti dhe shif rregullo me kto qe te ka shitur mos e tolero fare./ZËRI