TIRANË-Në një kohë kur studentë e qytetarë janë ngritur në protestë për të shprehur pakënaqësitë politike dhe për jetesën e vështirë në Shqipëri edhe agjencitë imobilare kanë dalë me qasjen e tyre krah shqiptarëve. Mes angazhimeve dhe reklamave për shitjen e banesave, një prej agjente imobiliare Marjola Rakipllari me anë të një postimi në rrjete sociale ka treguar një antë tjetër të tregut imobiliar.
Në postim ngrihet problematika e familjeve shqiptare përballë çmimeve në rritje të apartamenteve dhe banesave me qira. Sipas agjentes imobiliare ka ardhur koha që të flitet edhe për këtë situatë, ku thekson se vetë ajo dhe kolegët e saj përballen me një absurditet, ku teksa çmimet e apartamenteve janë të papërballueshme i shesin sikur çdo familje mund të ketë mundësinë t'i blejë. Teksa parashtron kontrastin mes realiteti dhe asaj që reklamohet si sukses, agjentja ngre pyetjen nëse tregu imobiliar është i shëndetshëm.
Postimi:
JAM AGJENTE IMOBILIARE. DHE JO, NUK MUND TE BEJ SIKUR NUK PO NDODH ASGJE.
Sot, nderkohe qe ne Shqiperi njerezit dalin ne protesta, kerkojne llogari dhe shprehin pakenaqesine ndaj menyres se si drejtohet vendi, mendoj se ka ardhur koha te flasim edhe per nje realitet qe e njoh nga afer: tregun imobiliar.
Une punoj çdo dite me prona, cmime, kliente, bleres dhe shites. Dhe shoh nga afer kontrastin mes asaj qe reklamohet si sukses dhe asaj qe njerezit perjetojne ne te vertete.
Shoh cmime qe per shume familje jane te paperballueshme. Shesim apartamente sikur cdo shqiptar te kete mundesi t’i bleje. E quajme cdo projekt “premium”, cdo zone “ne zhvillim” dhe cdo prone “investim me potencial”.
Por sa prej nesh ndalemi te pyesim: a eshte ky treg i shendetshem, apo thjesht jemi mesuar me absurditetin?

