Aktualitet

6 orë seancë në GJKKO për Veliajn, Xoxën dhe 6 biznesmenët, gjyqtarët tërhiqen për vendim

Veliaj kërkon një masë arresti më të butë se ajo në burg, ndërsa e njëjta kërkesë vjen edhe nga biznesmeni Elman Abule, i dyshuar për pastrim parash.

k.m.
6 orë seancë në GJKKO për Veliajn, Xoxën dhe 6
Foto ilustruese

TIRANË- Trupa gjykuese e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është tërhequr për të marrë vendimin për kryebashkiakun Erion Veliaj dhe personat e tjerë. Veliaj kërkon një masë arresti më të butë se ajo në burg, ndërsa e njëjta kërkesë vjen edhe nga biznesmeni Elman Abule, i dyshuar për pastrim parash. Në gjyq është edhe bashkëshortja e Veliaj, Ajola Xoxa, e cila është lënë në "arrest shtëpie". Pjesë e seancës janë edhe 5 biznesmenët: Gentian Sula, Fatmir Bektashi, Meriman Palushi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha./ZËRI

Poll

MOS HUMB