Aktualitet

4 herë në banjë në pak minuta! SKENA e arratisjes-Altin Ndoci me një grusht rrëzoi dy policë, njëri ra nga shkallët...

Ndoci e ka goditur me grusht në mes të kraharorit punonjësin e policisë Fatjon Baçi dhe ai ka rënë mbi kolegun e tij Sali Ferrollari dhe të dy janë rrëzuar

F.I
4 herë në banjë në pak minuta! SKENA e arratisjes-Altin
Altin Ndoci

DURRËS-Ende asnjë gjurmë nga i burgosuri Altin Ndoci, i konsideruar me rrezikshmëri të lartë, i cili u arratis më 13 janar nga Infektivi i Spitalit të Durrësit. Detaje të reja janë zbardhur nga dosja hetimore e Prokurorisë së Durrësit, ku pasqyrohet mënyra së si Altin Ndoci iu ka shpëtuar policëve të burgut që ishin në pritje të mjekut në spitalin infektiv.

Në dosjen siguruara nga Report.tv thuhet se në mëngjesin e 13 janarit, në orën 08:30, Aulon Çuku i kërkoi mjekut një rekomandim për 4 të burgosur që kishin shqetësime dhe kishin nevojë të kryenin ekzaminime të specializuara në spitalin e Durrësit. Kryeinfermieri Çuku përgatiti gjithçka dhe ia dërgoi urdhrin shefit të policisë së burgut, Dezdemont Pazaj, "por para kësaj, ai ia dërgoi edhe vetë drejtorit të burgut, Indrit Cërloj, i cili menjëherë miratoi lejen.

Fillimisht, Ndoci pa pranga së bashku me të paraburgosurin tjetër, mbërriti me ambulancë dhe në shoqërinë e efektivëve në spitalin rajonal Durrës. Referuar akteve hetimore kryeinfermieri i IEVP-së Aulon Çuku ka komunikuar me doktorin dhe nga mjeku kardiolog në Spitalin Rajonal Durrës, dhe është rekomanduar mjekim dhe rikontroll pas 2 (dy) orësh.

Gjatë kohës që ka qenë duke pritur për të marrë trajtim mjekësor, i paraburgosuri Altin Ndoci është ankuar shpesh herë për dhimbjen e veshkave dhe u ka kërkuar punonjësve të policisë ta shoqëronin në tualet dhe se ata e kanë shoqëruar rreth 4 herë për në tualet.

Në një moment sapo i kanë hapur zgarën e hekurt për të tualet, i paraburgosuri Altin Ndoci e ka goditur me grusht në mes të kraharorit punonjësin e policisë Fatjon Baçi dhe ai ka rënë mbi kolegun e tij Sali Ferrollari dhe të dy janë rrëzuar përtokë. Më pas Ndoci ka ikur me vrap nëpër korridor dhe dy punonjësit e policisë janë ngritur dhe kanë filluar të vrapojnë pas tij, por që në një çast Fatjon Baçi ka rrëshqitur nëpër shkallë dhe pasi është ngritur përsëri dhe kanë vazhduar ndjekjen deri tek dalja.

Sapo ka dalë tek dera kryesore Fatjon Baçi ka nxjerrë armën e shërbimit dhe ka gjuajtur një herë në tokë për ta trembur të arratisurin dhe për ta bërë të dorëzohet, por ai ka vazhduar të largohej me vraр. Dy oficerët e policisë dolën në rrugë – thuhet në dosje – dhe filluan të merrnin në pyetje banorët, të cilët i thanë se kishin parë një person që po largohej nga kodra me makinë. Ndoci ka arritur të largohet me vrap ndërsa një “Audi A7” e priste në parkimin e spitalit të Durrësit.

Në lidhje me ngjarjen, ministria e Drejtësisë shkarkoi drejtorin e burgut të Durrësit, Indrit Cerloj, i cili edhe u arrestua për 'shpërdorim detyre'. Po ashtu, 8 persona u vunë në pranga. Në mesin e personave të arrestuar është shefi i komanduar i policisë së burgjeve, si dhe kryeinfermieri i i burgut, i cili ka firmosur raportin se i burgosuri kishte nevojë për vizitë spitalore. Gjykata vendosi “Arrest me burg” për tre prej tyre, “Arrest në shtëpi” për dy të tjerë dhe “Detyrim paraqitje” për tre prej të arrestuarve./ZËRI

Poll

MOS HUMB