GREQI-Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin fqinj, ku 51-vjeçari, Kostas Alexandris, është vrarë me arë zjarri nga një 44-vjeçar shqiptar, i cili dyshohet se i kishte ngritur pritë. Mediat greke raportojnë se viktima dyshohet se e ndoqi autorin me makinën e tij.
Gjatë ndjekjes, autori dyshohet se e kuptoi se po ndiqej dhe bëri një kthesë. Ai pretendon se pa viktimën duke e kërcënuar nga brenda makinës, gjë që e trembi dhe e shtyu të qëllonte i pari. Disa orë pas ngjarjes, autori ka telefonuar policinë dhe ka pranuar autorësinë e krimit, duke shprehur dëshirën për t’u dorëzuar pasi ishte i penduar. Në dëshminë e tij, autori tha: “E bëra unë, sepse nëse nuk do ta bëja, do ta kishte bërë ai.”
Banorët raportojnë se dikur viktima dhe autori kishin qenë miq, por vitin e kaluar mes tyre kishte pasur tensione të forta. Një banor tha: “Ka kaluar një vit që kur ai dhe gruaja e tij u ndanë. Por më pas u ribashkuan dhe gruaja u kthye te burri dhe fëmija i saj. Ata u grindën, madje kishin edhe dy pushkë, dhe thanë të mos qëllonin me njëri-tjetrin.”
Sipas hetimeve fillestare, autori i ka ngritur pritë viktimës dhe e ka qëlluar tre herë teksa 51-vjeçari po kalonte me makinën e tij. Për shkak të të shtënave, shoferi humbi kontrollin e automjetit, i cili përfundoi në një përrua/shkëmb. Në vendngjarje, viktima u gjet me fytyrën poshtë në sediljen e pasagjerit, ndërsa brenda makinës u gjet një pushkë gjahu, që tregon se viktima gjithashtu ishte i armatosur.
Sipas burimeve vrasja e ka zanafillën te nje sherr për çështje morali pasi dyshohet se autori kishte pasur lidhje intime me bashkëshorten aktuale të viktimës, Kostas Alexandris./ZËRI