Aktualitet

34-vjeçarja në burg me foshnjën, reagon Drejtoria e Burgjeve: Janë ndjekur të gjitha procedurat, ja si po trajtohen...(FOTO)

Në reagim, sqarohet se 34-vjeçarja me inciale D.S., është akomoduar në IEVP Pojskë së bashku me foshnjën e saj 11-muajshe, në përputhje me legjislacionin në fuqi që garanton mbrojtjen e të drejtave të nënave të privuara nga liria dhe interesin më të mirë të fëmijës.

zh.ll
34-vjeçarja në burg me foshnjën, reagon Drejtoria e Burgjeve:
pamje te publikuara nga drejtoria e burgjeve ne njofitmin zyrtar

TIRANË- Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka reaguar zyrtarisht lidhur me rastin e 34-vjeçares së dënuar me dy muaj burg. Në reagim, sqarohet se 34-vjeçarja me inciale D.S., është akomoduar në IEVP Pojskë së bashku me foshnjën e saj 11-muajshe, në përputhje me legjislacionin në fuqi që garanton mbrojtjen e të drejtave të nënave të privuara nga liria dhe interesin më të mirë të fëmijës.

Sipas njoftimit, foshnja është sistemuar në ambiente të posaçme, jashtë regjimit të brendshëm të burgut. Drejtoria e Burgjeve thekson se janë ndjekur të gjitha procedurat ligjore dhe administrative, ndërsa për nënën dhe foshnjën është hartuar një plan i individualizuar përkujdesjeje.

Krahasa reagimit, janë publikuar edhe disa foto nga ambientet ku po qëndrojnë nëna dhe foshnja.

Njoftimi i plotë:

Në zbatim të legjislacionit në fuqi, që garanton mbrojtjen e të drejtave të nënave të privuara nga liria dhe interesin më të mirë të fëmijës, në IEVP Pojskë është akomoduar e dënuara me inicialet D. S., e dënuar me 2 (dy) muaj burgim, së bashku me foshnjën e saj 11-muajshe.
Gjatë procedurave të pranimit në institucion, shtetasja me inicialet D. S. ushtroi të drejtën e parashikuar nga Ligji nr. 81/2020 "Për të Drejtat dhe Trajtimin e të Dënuarve me Burgim dhe të Paraburgosurve" dhe Rregullorja e Përgjithshme e Burgjeve, për të mbajtur pranë saj fëmijën nën moshën 3 vjeç.
Pas përfundimit të procedurave ligjore dhe administrimit të dokumentacionit përkatës, foshnja u akomodua në ambientet e posaçme të institucionit, jashtë regjimit të brendshëm, ambiente të përshtatura për qëndrimin e nënave me fëmijët e tyre.
Për nënën dhe fëmijën është hartuar një plan i individualizuar përkujdesjeje, i cili përfshin masat e sigurisë, kujdesin shëndetësor, ushqimin sipas nevojave, si dhe mbështetjen psikologjike dhe sociale.
Zbatimi i këtij plani monitorohet nga stafi multidisiplinar i institucionit, me synimin për të garantuar mirëqenien e nënës dhe të fëmijës, si dhe respektimin e të drejtave të tyre, në përputhje me legjislacionin dhe standardet në fuqi.

 

Poll

MOS HUMB