Aktualitet

U vra gjatë arrestimit të Behar Tafilit! Përkujtohet në Berat 25-vjetori i rënies së Arben Zylyftarit

Zylyftari u vra më 2 gusht të vitit 2000 gjatë një operacioni për arrestimin e Behar Tafilit të dyshuar për një vrasje.

F.I
U vra gjatë arrestimit të Behar Tafilit! Përkujtohet në
Arben Zylyftari

BERAT-Arben Zylyftari, Koloneli i Policisë Shqiptare që ra në krye të detyrës 25 vite më parë dhe emrin e të cilit e mban sot Akademia e Policisë ku përgatiten efektivët e rinj, është përkujtuar nga kolegët dhe familjarët e tij. Në ceremoni morën pjesë zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Sokol Bizhga, drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, drejtori i Akademisë së Sigurisë Ilirjan Mandro, familjarë dhe të afërm të Dëshmorit të Atdheut.  

Edhe bashkëshortja dhe djali i Dëshmorit të Atdheut, kujtuan me mall familjarin e tyre dhe shprehën mirënjohje për drejtuesit e Policisë së Shtetit, që kujtojnë ndër vite punonjësit që sakrifikuan jetën e tyre, për të mirën e të gjithëve.  

Deputeti i Partisë Socialiste, Fadil Nasufi, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka vlerësuar kontributin e Zylyftarit në rivendosjen e rendit në qarqet më problematike të vendit si Vlora, Lezha dhe Shkodra, duke theksuar se ai mbetet një ndër simbolet e sakrificës dhe guximit në përballje me krimin.

“Ishte kurajua, trimëria, përkushtimi dhe sakrifica e oficerëve dhe policëve si Kolonel Arben Zylyftari që rivendosën rendin dhe autoritetin e shtetit në periudhën e vështirë të ngjarjeve pas vitit 1997, kur krimi kishte marrë rrugët,” shkruan Nasufi.

Vrasja e Arben Zylyftarit, 25 vite më parë

Zylyftari u vra më 2 gusht të vitit 2000 gjatë një operacioni për arrestimin e Behar Tafilit të dyshuar për një vrasje. Gjatë operacionit policia pati shkëmbim zjarri me Behar Tafili dhe të birin Gencin, për pasojë humbi jetën Arben Zylyftari si dhe i dyshuari për vrasje Behar Tafili, ndërsa Genc Tafili u arrestua. Në shenjë hakmarrje për vrasjen e të atit Admir Tafili sulmoi me armë një officer policie Prelë Pjetrushi.

Muaj më vonë ai u arrestua por dhe nga burgu dyshohet se urdhëroi disa ekzekutime. Pas arratisjes nga burgu në 2010 ai vrau dy vëllezërit e oficerit të policisë Prelë Pjetrushi dhe disa muaj më vonë u arrestua në Tiranë./ZËRI

Poll

MOS HUMB