
TIRANË- Ka shkuar në 15 numri i personave të lënduar që kanë kërkuar ndihmë mjekësore në dy spitalet e Tiranës gjatë protestës së 17 tetorit, mes tyre protestues, efektivë të Policisë së Shtetit dhe një kalimtar.
Sipas përditësimit të orës 17:00, në Spitalin e Traumës janë paraqitur 9 protestues, 4 efektivë policie dhe një kalimtar, ndërsa në Qendrën Spitalore Universitare 'Nënë Tereza' po ekzaminohet edhe një efektiv tjetër.
Nga personat e paraqitur për ndihmë mjekësore, tre protestues dhe dy efektivë policie kanë marrë mjekimin e nevojshëm dhe janë larguar nga spitali.
Sipas të dhënave të bëra publike, gjendja shëndetësore e të lënduarve paraqitet e stabilizuar./ZËRI