TIRANË- Pamjet e një autoambulance të bllokuar gjatë protestës në Tiranë kanë sjellë reagimin e ministrit të Financave Petrit Malaj i cili ka publikuar edhe videon e incidentit në rrjetet sociale.
Malaj ka kritikuar veprimin e protestuesve, duke e cilësuar të papranueshëm pengimin e një mjeti të urgjencës. Sipas ministrit vonesat në mbërritjen e autoambulancës mund të kenë pasoja fatale për personat që presin ndihmë mjekësore.
Në reagimin e tij, Malaj u ka kërkuar protestuesve të mos pengojnë punën e personelit shëndetësor dhe të lejojnë ekipin mjekësor të përmbushë detyrën.
Reagimi i ministrit Malaj:
E PAPRANUESHME!
PROTESTUESIT BLLOKOJNË AUTOAMBULANCËN!
Çdo sekondë vonesë e një autoambulance mund të kushtojë një jetë njerëzore!
LËRENI EKIPIN MJEKËSOR TË KRYEJË DETYRËN!/ZËRI