Aktualitet

11 ditë protestë! Me qeleshe e pankarta, mijëra qytetarë para Kryeministrisë: Pa rini nuk ka Shqipëri, Rama ik

Mijëra qytetarë kanë mbushur çdo ditë sheshin përpara Kryeministrisë, duke shprehur pakënaqësinë ndaj qeverisë dhe duke kërkuar ndryshime politike.

F.I
11 ditë protestë! Me qeleshe e pankarta, mijëra qytetarë
pamje nga protesta

TIRANË-Për të 11-ën ditë radhazi qytetarët shqiptarë janë mbedhur në sheshin 'Skënderbej' kundër projektit në Zvërnec, tubim i cili tashmë është shndërruar në një revoltë popullore kundër sistemit politik në vend. Marshimi ka nisur me parullat 'Atdheu nuk shitet' dhe 'Nuk i ke larë akoma hesapet me studentët'.

Me flamuj e pankrata në duar, qytetarët marshuan drejt Bulevardit, ku njëzëri brohoritën: 'Edi Rama o tradhtar, jep dorëheqjen sa më parë', 'Pa rini nuk ka Shqipëri', 'Ju erdhi fundi'.

Qytetarët prej ditësh tashmë shprehin pakënaqësinë ndaj qeverisë, duke kërkuar ndryshime politike. 5 kërkesat e qytetarëve ndaj qeverisë: dorëheqjen e qeverisë, shfyqizimin e statusit dhe kuadrit ligjor që lidhet me investitorët strategjikë, shfuqizimin e Paketë së Maleve, anulimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura dhe anulimin e ndryshimin për trashëgiminë kulturore shqiptare.

Edhe qytete të tjera të vendit i janë bashkuar valës së protestave që vijojnë prej 10 ditësh në Tiranë. Tubimi janë mbajtur edhe nga diaspora, ku shqiptarët kanë protestuar në SHBA, Gjermani, Itali, Zvicër, Britani, Bruksel e Vjenë.

Poll

MOS HUMB